E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Nuk kemi raporte zyrtare të raportuara nga media për rastin e Shtërpcës dhe Malishevës dhe policia do të japë qëndrimin e saj për to. Në fillim të votimit kemi patur probleme edhe me llambat ultravjollcë, të cilat janë zgjidhur", tha Daka.
KQZ: Votuan 11.11 pėrqind e zgjedhėsve











Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë informon për ecurinë e procesit zgjedhor deri në orën 11:30. Sipas kryetares së KQZ-së, Valdete Daka, deri në këtë orë kanë marrë pjesë 11.11 përqind e votuesve, ndërsa nuk janë shënuar incidente që cënojnë procesin zgjedhor.

"Nuk kemi raporte zyrtare të raportuara nga media për rastin e Shtërpcës dhe Malishevës dhe policia do të japë qëndrimin e saj për to. Në fillim të votimit kemi patur probleme edhe me llambat ultravjollcë, të cilat janë zgjidhur", tha Daka.

Duke folur në shifra specifike për pjesëmarrjen e votuesve në të gjitha zonat, Daka përmendi Mitrovicën që deri në 11:30 është në nivelin 9.21 përqind, Leposaviqin në 0.6 përqind, Zubin Potok 2.78 përqind, Zvecanin 1.30 përqind. Sipas Dakës ky nivel është i ulët por domethenës, duke qenë se atje janë komunat me shumicë serbe.


Zgjedhjet në Kosovë, nuk ka incidente të rënda

Kosova sot voton ne zgjedhjet e jashtezakonshme per te zgjedhur nje parlament te ri pas krizes qe pasoi doreheqjen e presidentit Sejdiu dhe largimin e LDK-se nga koalicioni qeverises.

Procesi i votimit ka filluar dhe informacionet e para i ka dhene Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Situata zgjedhore në Prishtinë deri më tani është e qetë, njerëzit kanë dalë në votime dhe ka patur një interesim më të lartë krahasuar me zgjedhjet e fundit të zhvilluar në vend.

Këto janë zgjedhjet e para të përgjithshme që zhvillohen në Kosovën e pavarur.

Mësohet se ka patur një takim mes kryetares së delegacionit të Parlamentit Evropian, Doris Pack dhe drejtuesve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Pack ka vlerësuar procesin e deritanishëm dhe ka inkuajuar KQZ-në në punën e saj.

Pack ka vërejtur disa probleme, sic është ajo e llambës ultraviolet që vërteton nëse votuesit kanë votuar apo jo. Megjithë problemet në Prizren, Pejë, Mitrovicë me llambat që pritet të zëvendësohen sa më parë, procesi nuk është ndërprerë por ka vijuar qetësisht.

Publikuar: 12.12.2010 | 14:34
Lexuar: 362 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime