Prezantimi i shenjës nacionale, e cila është përpunuar në bazë të anketës së realizuar në ueb-faqen e Ministrisë me prodhuesit e drejtëpërdrejtë të prodhimeve organike dhe qytetarëve, për Dimovskin paraqet fillim konkret të zbatimit të Ligjit për prodhim organik në vepër.
- Dielli dhe filizi janë simbol të prodhimeve ushqimore organike të Maqedonisë. Së shpejti nëpërmjet shtëpive të autorizuara çertifikuese Maqedonia do të fillojë të japë çertifikata me shenjën nacionale për ushqim organik - "dielli dhe filizi" me të cilat tërësisht do të garantohet prodhimi organik në të cilën janë rujatur të gjitha kriteret e prodhimit.
"Maqedonia nuk është vetëm lider në rajon, por edhe më gjërë në mënyrën e organizuar të prodhimtarisë organike të produkteve bujqësore. Para disa viteve kishte vetëm rreth 50, ndërsa tani ka tashmë 320 prodhues të regjistruar të prodhimeve organike", deklaroi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Dimovski në prezantimin e sotëm të shenjës nacionale për ushqim organik në qendrën Zebra në Shkup.
Prezantimi i shenjës nacionale, e cila është përpunuar në bazë të anketës së realizuar në ueb-faqen e Ministrisë me prodhuesit e drejtëpërdrejtë të prodhimeve organike dhe qytetarëve, për Dimovskin paraqet fillim konkret të zbatimit të Ligjit për prodhim organik në vepër.
"Ligji u soll nga fundi i vitit të kaluar, ndërsa në periudhën e kaluar janë sjellë edhe të gjitha aktet nënligjore", theksoi Dimovski.
Konsumatorët në Maqedoni, sipas ministrit Dimovski, kryesisht ushqehen me ushqim të shëndoshë edhepse, siç theksoi, prodhimtaria organike është diçka krejtësisht tjetër dhe është më e shëndetshme si dhe me cilësi më të lartë për çka e rekomandon.
Ai paralajmëroi se prej vitit të ardhshëm do të fillojë të funksionojë edhe Agjencia për ushqim dhe veterinë, përmes së cilës, siç theksoi, në tërësi do të ketë kontroll të ushqimit nga fusha, e deri tek tryeza.