Sipas zyrtarëve të KQZ-së pjesëmarrjen e serbeve e në votime edhe pse jo e kënaqshme, megjithatë, kjo përqindje është e rëndësishme. Ndërkaq në konferencën e parë, pas hapjes së vendvotimeve Daka,bëri të ditur se të gjitha 746 qendrat e votimeve me 2280 vendvotime janë hapur në ora shtatë të mëngjesit pa asnjë vonesë .
KQZ konfirmoi në ora 17.00 se votimet në Kosovë po bëhen normalisht, përjashtuar disa raste të izoluara që nuk kanë penguar rregullsinë e votimeve. Po sipas KQZ-së nuk ka pasur vonesa në hapjen e vendvotimeve, derisa pjesëmarrja në votime e qytetarëve deri në ora 15.30 ishte mbi 34 për qind.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, tek në orët e vona të pasdites, ka dhënë detaje të tjera për procesin votues për zgjedhjet e 12 dhjetorit , duke paraqitur kështu pjesëmarrjen në përqindje të qytetarëve në votime sipas komunave. Daka edhe problemin e llambave ultravjollce e quajti problem momenti, që është zgjidhur menjëherë. Kurse për rastet e problemeve në disa vendvotime, Daka nuk dha ndonjë koment, duke theksuar se eksceset në vendvotime nuk janë përgjegjësi e KQZ-së, por tha ajo se raportet për këto probleme duhet ti bëjë publike policia e Kosovës.
Sipas zyrtarëve të KQZ-së pjesëmarrjen e serbeve e në votime edhe pse jo e kënaqshme, megjithatë, kjo përqindje është e rëndësishme. Ndërkaq në konferencën e parë, pas hapjes së vendvotimeve Daka,bëri të ditur se të gjitha 746 qendrat e votimeve me 2280 vendvotime janë hapur në ora shtatë të mëngjesit pa asnjë vonesë .
"Kemi kënaqësinë t'ju informojmë se të gjitha qendrat e votimit dhe vendvotimit janë hapur dhe se procesi është duke u zhvilluar shumë mirë", tha Daka. Ajo, qartësoi se sikurse edhe në pjesën tjetër, edhe në Veri të Mitrovicës janë hapur vendvotimet.
"Vendvotimet, si dhe ekipet mobile në komunat veriore janë hapur sipas planit operacional të miratuar nga KQZ-ja për pjesën veriore dhe deri tani gjithçka është duke shkuar me rregull", është shprehur Daka. Kreu i KQZ-së ka bërë të ditur se në Veri ka vendvotime fikse dhe ekipe mobile, ndërsa këto ekipe janë të përbëra nga ndërkombëtarë, por ka edhe shqiptarë. Për shpalljen e rezultateve preliminare, Daka ka përkujtuar se në këtë aspekt nuk ka ndonjë limit kohor dhe se për këtë do të dihet në konferencat e radhës.
Ndërkohë, mësohet se KQZ-ja me rezultatet preliminare do të dalë diku pas mesnatës. KQZ-në në orët e paradites të së dielës e vizituan evrodeputetet Doris Pak dhe Ulrik Lunacek, të cilat kanë përgëzuar këtë institucion për organizimin e zgjedhjeve të 12 dhjetorit , njëkohësisht kanë dhënë edhe vërejtjet lidhur me mosfunksionimin e llambave ultravjollce.