Adhuruesit e mbretit të ndjerë të pop-it po përpiqen të parandalojnë Discovery Channel-in të shfaqë filmin dokumentar për autopsinë e Michael Jackson-it, pasi tërë këtë punë e konsiderojnë si sulm ndaj dinjitetit njerëzor.

Deri më tani janë mbledhur 1500 nënshkrime në peticionin për parandalimin e filmit më titullin Autopsia e Michael Jackson-it, njofton TMZ, në të cilën film autopsia e tij do të paraqitej në detaje.
Jo vetëm që dokumentarin e konsiderojnë si sulm ndaj dinjitetit njerëzor, por potencojnë se raportimi i këtij tipi sensacional është i paskrupullt dhe mund vetëm të sjell dëm për të gjithë. Përndryshe, filmi në fjalë është paralajmëruar që të shfaqet në Britaninë e Madhe më 13 janar.