Kosova është në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të saj, të planifikuara për më 12 dhjetor. Në një intervistë ekskluzive për Gazetën Shqiptare, bashkëshortja e tij tregon për të gjitha vështirësitë gjatë muajve të kaluar në largësi, mallin e fëmijëve dhe pritjen për beben që do të vijë në jetë vetëm pas pak.
S'ka qene kohë e lehtë për Anita Haradinajn. Që kur bashkëshorti i saj dhe ish-kryeministri i Kosovës shkoi në Hagë për tiu përgjigjur thirrjes së Gjykatës Ndërkombëtare për Krime në Ish-Jugosllavi dhe mbeti atje, asaj i është dashur shpesh tu shpjegojë fëmijëve të saj, Gjinit dhe Hanës, se pse babai i tyre nuk do të ishte gjatë në shtëpi. Djali 6-vjeçar dhe vajza 4-vjeçare janë tashmë në pritje të një vëllai a motre që do të lindë vetëm në pak javë.
Nuk mund ta them nëse është djalë apo vajzë, dua që të jetë një befasi për Ramushin që do të vijë në shtëpi më 17 dhjetor, rrëfen Anita, e ngazëllyer nga lajmi për lirimin e përkohshëm të tij. Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-shef i qeverisë së Kosovës, ai do të qëndrojë për një muaj në Prishtinë, ndërsa nuk do ta ketë të mundur të marrë pjesë në aktivitete politike dhe të flasë për median, edhe pse momenti është tepër domethënës.