Përfaqësuesja e lartë e BE-ë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton dhe komisionari për Zgjerim, Stefan Fuele kanë uruar Kosovën për zgjedhjet e 12 dhjetorit, duke përmendur qetësinë dhe rregullin në të cilin u zhvillua shumica e votimit.

Duam tu urojmë autoriteteve dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veçanti për organizimin e këtyre zgjedhjeve në një afat kaq të shkurtër. Pjesëmarrja e njerëzve të Kosovës nga të gjitha komunitetet është shumë e mirëpritur. Tash u takon autoriteteve përkatëse që të certifikojnë rezultatet dhe të merren me vërejtjet dhe ankesat në përputhje me ligjet dhe rregulloret përkatëse, thuhet në këtë deklaratë të përbashkët të Ashton dhe Fuele, raporton Koha.
Ashton dhe Feule kanë potencuar se tash është e rëndësishme që në mënyrë të shpejtë të formohet qeveria e re dhe të zgjidhet presidenti i ri në mënyrë që të mund të fillojnë të merret me sfidat që janë përpara.
Ne presim që të punojmë me lidershipin e ri të Kosovës dhe të nisi sa më shpejtë dialogun me Prishtinës dhe Beogradit. Kemi shumë punë para nesh në vitin që vjen, në mënyrë që Kosova të avancojë drejt BE-së, thuhet në deklaratën e përbashkët të këtyre dy zyrtarëve të lartë të BE.