Vullkani Maunt Ridaut në Alaskë është aktivuar mbrëmë pas 20 viteve nga erupcioni i fundit, duke hedhur një sasi të madhe të hirit i cili e ka vështirësuar qarkullimin ajror.
Vullkani Maunt Ridaut në Alaskë është aktivuar mbrëmë pas 20 viteve nga erupcioni i fundit, duke hedhur një sasi të madhe të hirit i cili e ka vështirësuar qarkullimin ajror.
"Janë regjistruar një erupcion më i madh edhe katër të vegjël, prej të cilëve secili ka zgjatur mes 10 dhe 20 minuta, kumtoi Observatoriumi për vullkane në Alaskë, duke paralajmëruar mundësinë për paraqitje të reja.
Ekspertët vlerësojnë se erupcioni me siguri do të jetë i ngjashëm me atë të fundit të vitit 1989 kur vullkani ishte aktiv pothujase pesë muaj. Për shkak sasisë së madhe të hedhjes së hirit, për pak do të rrëzohej një aeroplan i kompanisë "KLM".
Hiri i vullkanit tani për tani nuk e ka rrezikuar qytetin më të madh të shtetit amerikan Alasakë, i cili ka 260.000 banorë./mia/