E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Shumë vende e ndërtojne strategjine e tyre të rritjes rreth vizionit për tërheqjen e investimeve te rendesishme te huaja direkte (IHD). Kjo është e nevojshme për të rritur performancën e eksportit, për të lehtësuar transfertat teknologjike dhe per të ofruar më shumë biznes për SME-të.
Banka Botėrore: Shqipėria tashmė njė vend mė tė ardhura mesatare









Albana Allushi

“Shqipëria nga një vend me të ardhura të ulëta, ka kaluar tashmë në statusin e vendeve me të ardhura mesatare”, është ky konkluzioni në të cilën ka arritur Zyra e Bankës Botërore në Shqipëri. Menaxherja e BB, Kseniya Lvovsky, në fjalën e mbajtur në prezantimin e raportit "Shqipëria: Axhenda e re e rritjes", tha se, ky ka qënë rezultat i një hulumtimi të gjerë dhe analize po aq te thelle të kolegëve të saj,dhe ekspertëvendërkombëtarë, si dhe me ekspertë shqiptarë brenda dhe jashtë qeverisë.

PBB-ja e Shqipërisë eshte rritur vazhdimisht me norma mbi 5 për qind në vit gjate dekadës se fundit. PBB për frymë eshte dyfishuar gjate viteve 1998-2008, ndërsa varfëria wshtw përgjysmuar vetëm në 5 vite nga viti 2003 deri ne 2008. Ekonomia ka rezultuar nw formw mw tw mirw gjatw trazirave te fundit globale, kjo krahasuar me shumë vende të tjera. Kjo ecuri pozitive i dha dorë Shqipërisë për të transformuar veten nga nje vend me të ardhura të ulëta në një vend me të ardhura të mesme, kjo deri ne muajin korrik 2010. Këto arritje nuk do të kishin qenë te realizueshme pa reforma të rëndësishme strukturore që synuan krijimin e mekanizmave të ekonomise se tregut, të institucioneve dhe krijimin e një kuadri të shëndoshë makroekonomik.

Arritja e statusit të vendit me te ardhura te mesme në një kohë relativisht të shkurtër është një arritje e madhe. Por, kjo gjithashtu shtron sfida të reja. Në këtë status të ri Shqipërise i duhet te konkurroje jo vetëm me vende të tjera të varfëra, të cilat kanë përparësine e pagave të ulëta, po edhe me vendet e pasura, që kanë burime më të medha dhe kapacitete drejt inovimit. Për më tepër, Shqipëria ka arritur atë pikë, ku mjedisi i jashtëm për tërheqjen e kapitalit është bërë më i ashpër, ku konkurrenca është rritur më shume dhe me komplekse dhe ku ekonomia globale është duke u transformuar rrënjësisht.

Për këtë arsye, një set i ri politikash dhe reformash i bazuar në një vizion të fortë për të ardhmen duhet te jetë i nevojshme për mbajtur ne nivele te kenaqshme rritjen ne tre ardhmen.

Shumë vende e ndërtojne strategjine e tyre të rritjes rreth vizionit për tërheqjen e investimeve te rendesishme te huaja direkte (IHD). Kjo është e nevojshme për të rritur performancën e eksportit, për të lehtësuar transfertat teknologjike dhe per të ofruar më shumë biznes për SME-të. Disa vende shpejt arrijne te kuptojnë se për të kthyer vizionin e tyre në realitet atyre u duhet te ofrojne më shumë sesa konkurrentët e tyre rajonal dhe te bejne me shume përpjekje për të përmirësuar mjedisin e tyre ekonomike për investimet e huaja e aq shume te deshiruara. Shqipëria është një vend i tillë dhe ky raport shqyrton disa fusha që mund të ndihmojë rritjen e futjes strategjike te ketyre investimeve FDI.

Raporti i fundit vijon studimet e Bankës Botërore në veçanti atë të Vlerësimit te Klimës së Investimeve (2007), duke u fokusuar në fusha të cilat janë të rëndësishme për rritjen e produktivitetit dhe konkurrencës. Këto fusha përfshijnë kapitalin njerëzor të Shqipërisë dhe të infrastrukturë, si shtylla kryesore, ate te TIK-ut dhe të energjisë. Raporti sjell nje analizë te re në çdo fushë dhe jep disa rekomandime. Ai gjithashtu propozon masa për përmirësimin e mjedisit të përshtatshëm për rritjene duhur duke përfshirë qeverisjen dhe institucionet.

Ky raporti i kushton vëmendjen e duhur arsimit. Ai shqyrton mënyrën se si sistemi arsimor i Shqipërisë, mund të rrise numrin e individëve të cilët kanë aftësite e duhura të kërkuara nga një ekonomi moderne si dhe krijimtarinë për të zgjidhur problemet. Raporti njeh përparimet e rëndësishme në TIK dhe energji si dhe thekson sfidat kritike per konsolidimin e strukturave të reja të tregut në vitet e ardhshme.

Gjithashtu në këtë raprot theksohet, se Shqipëria ka bërë përpjekje të konsiderueshme për përmirësimin e klimës se biznesit dhe përgatitjen për integrimin e mundshëm në BE me miratimin e një numri të madh ligjeshdhe rregulloresh të reja. Megjithatë, një çështje kritike për firmat mbetet shkalla/niveli i zbatimit të ligjeve ekzistuese dhe i rregullat në mënyrë konsistente dhe koherente. Skistemi rregullator me siguri identifikohet nga raporti si një fushe e rëndësishme për përmirësim te vazhdueshëm.

Publikuar: 13.12.2010 | 14:46
Lexuar: 607 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime