I lindur në gjirin e një familje, ku si shumë familje të këtij katundi, ishte e njohur për të gjitha ato veti të sipërmenduara dhe nga e cila Lazimi, si i ri, do të trashëgojë shumëçka.
Kur dëgjojmë emrin e tij s’mendojmë gjë tjetër, veçse për një humanist të pashoq, për një bamirës të veçantë, dora e të cilit është e shtrirë në shumë drejtime dhe në të gjitha kahjet, për të qenë afër atyre që vërtet kanë nevojë
Të nisësh për udhëtim në rrugën gjarpërore në pjesën veriperëndimore të qytetit të Tetovës, në largësi prej 20 km, do të hasësh ne katundin Bozovcë.
Ky katund, i rrethuar me male të larta me kodrina të bukura, të cilat edhe më tepër ia shtojnë bukurinë edhe sot e kësaj dite është i njohur për shumë karakteristika, për shumë veti: i njohur për mikpritje, për humanizëm e zemërgjerësi, ku gjithkush që ka qëndruar apo ka kaluar së paku atypari, e di më së miri fisnikërinë e tyre: njerëz humanë e mikpritës, bujarë e fisnikë, njerëz të buzëqeshur e zemërbardhë.
Ky katund u dha jetë, i pajisi me të gjitha këto veti, shumë njerëz që edhe sot e kësaj dite janë ndër njerëzit më të dalluar të këtyre anëve dhe me gjerë.
Këtu u lindën e u rritën intelektualë të shumtë arsimdashës që kontribuan për kulturën dhe arsimin e gjeneratave të ardhshme. Familje të tëra humaniste dhe bëmirëse që gjithë herë kanë qenë në shërbim të të nevojtarëve, të atyre që shoqëria e gjerë i ka lënë pasdore. Njëri nga ata është dhe humanisti, mirëbërësi, ndihmësi më i madhi i këtyre viseve, Lazim Destani.
Pinjolli i familjes bamirëse
I lindur në gjirin e një familje, ku si shumë familje të këtij katundi, ishte e njohur për të gjitha ato veti të sipërmenduara dhe nga e cila Lazimi, si i ri, do të trashëgojë shumëçka.
Kur dëgjojmë emrin e tij s’mendojmë gjë tjetër, veçse për një humanist të pashoq, për një bamirës të veçantë, dora e të cilit është e shtrirë në shumë drejtime dhe në të gjitha kahjet, për të qenë afër atyre që vërtet kanë nevojë edhe atë në raste të shumta si në arsim, kulturë e shkencë; ndihmës të nevojtarëve që sot janë të shumta, kontribues në përmisimin e kushteve jetësore për shumëkënd, me një fjalë, bamirës i shumanshëm.
Edhe pse i angazhuar me punë në të katër anët e botës , kurrë nuk miu
Shkëpu vendlindjes së tij, nuk e harroi Bozofcën as edhe një çast të vetëm.
Lazimin shpeshherë e gjenë të rrethuar në mesin e katundarëve të vet, të qetë, me një urtësi të madhe, i buzëqeshur si askush tjetër, me një thjeshtësi të pashoqë, i interesuar për hallet e këtij vendi, nga i cili për së pari herë mori ajrin e kësaj bote.
Njeriu i fjalës që nderoi vendëlindjen
Duke e parë se vërtet vendlindja e tij, nga pushtetet e mëparshme ishte lënë pasdore ne çdo aspekt, u zotua se do të përpiqet të ndihmojë dhe në zgjidhjen e problemit më të vogël, me të cilin mundë të ballafaqohen bashkëvendësit e tij.
Nëse ne mund të nisemi nga thënia e famshme se mos pyet atdheun se çka bërë për ty, por pyet veten çfarë ti ke bë për atë. Lazim Destani e mbajti fjalën e dhënë, ashtu si dinë ta mbajnë njerëzit e këtyre anëve.
Angazhimi i tij për ta ndihmuar katundin e vet, u shtri hap pas hapi, në të gjitha drejtimet, si në kanalizimin e të gjitha ujërave që përmbysin lagje të tëra të këtij vendi. Më pas ndihmoi ndërtimin e ambulancës së katundit, që me të drejt mund ta quajmë spital e për të vazhduar edhe në ndërtimin e Pallatit të Kulturës së këtij katundi.
Ndihmat e tij nuk u ndalën me kaq, por vazhduan me një shtrirje të madhe, ku vlen të përmendim edhe ndihmën për ndërtimin e foshnjores së katundit; ndihma të konsiderueshme dhe në ndërtimin e xhamisë së vendlindjes së vet, kurse ndihmesa e tij më e madhe është ne rregullimin e të gjitha rrugëve të katundit, të cilat shtrohen me begatona, sipërfaqja e të cilave është me disa mijëra metër katrorë e tanimë janë në përfundim e sipër. Këto janë disa nga ato shumë kontribute të Lazim Destanit, që me të vërtet e ngrenë në piedestalin më të lart human.
Lazim Destani me biznesin e vet që ka, ka punësuar me mijëra punëtorë në vende të ndryshme të këtij planeti dhe në këtë mënyrë ka arritur të zbusë gjendjen e mijëra familjeve skamnorësh. Përpjekjet e tij nuk janë vetëm me kaq, sepse ne folëm vetëm për angazhimin e tij në vendlindjen e vet, ku këto angazhime, në forma të ndryshime, kalojnë kufij të shumtë.
Humanisti për tu marrë shembull
Të gjitha këto që i përmendëm, nuk e bëmë për të reklamuar apo ngritur figurën e tij, sepse për këtë flasin veprat që vetë i ka bë , por duam të themi se kontributdhënës të kalibrit të tij ndër shqiptarë janë të rrallë, se shumëkush mund të ketë mundësi, por i mungon guximi, vullneti për të qenë pjesë edhe e atyre që nuk kanë e që kanë nevojë, kurse Lazim Destani i ka të gjitha këto , pra jo vetëm mundësinë, por e ka guximin, shpirtin human e bëmirës që të tjerëve ju mungon.
Ky njeri duhet të merret për shembull nga të gjithë ato që kanë mundësi e të jenë pranë bashkëkombasve të vet që kanë nevojë për ata, sepse vetëm kështu mund të zbusim sadopak ato vuajtje që i përjetojmë për shumë kohë. Le të jetë Lazim Destani një nxitës për të gjithë ato që kanë nevojë për pak nxitje e të tjerëve t’u lehtësohet vuajtja. Le të jetë Lazim Destani udhërrëfyes për të gjitha ato që së paku kanë nevojë për udhëzime si di dhe ku duhet t’i përqendrojnë mundësitë e veta.
Ky njeri lirisht mund të themi se nga shumëkush njihet si humanist sepse sa herë përmendet emri i tij, na kujtohen edhe aktivitetet humane që ka bërë dhe vazhdon t’i bëjë jo vetëm në Bozofcë dhe Malësinë e Sharrit, por çdo kund ku ka patur nevojtar. Me të drejtë themi se Lazimit duhet t’i jepet titulli “Humanist i shekullit mbarëshqiptarë”.
Të shpresojmë se njerëz të këtillë do të angazhohen në çdo anë e të gjithë të krenohemi me ato, ashtu siç krenohet Bozovca me birin e saj.
Astrit Abdullahi, Bozofcë