E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Ata duhet të ndërmarrin masa përkatëse që të mos ketë keqpërdorime të sistemit", u përgjigj Malstrom në pyetjen e përbashkët të parashtruar nga eurodeputetët Simon Busitil, Manfred Veber, Ana Maria Koraza Bilt dhe Monika Hohlmejer, të gjithë nga grupi i Partive Popullore, për shqetësimin rreth zbatimit korrekt të lirimit nga regjimit të vizave për Maqedoninë dhe Serbinë.
EP dhe KE: Ballkani  tė mos keqpėrdor liberalizimin e vizave










- Eurodeputetët dhe Komisioni Evropian kërkojnë që të ndërmerren të gjitha masat përkatëse, si nga ana e BE-së ashtu edhe nga vendet shfrytëzuese të regjimit pa viza, që të parandalohet keqpërdorimi i sistemit. Ky është konkluzioni kryesor nga debati i mbrëmshëm në Parlamentin Evropian pas pyetjes së deputetëve për zbatimin korrekt të regjimit pa viza për Maqedoninë dhe Serbinë.

Pezullimi i regjimit pa viza, sipas eurokomisioneres kompetente Sesilia Malmstrom, sjell përgjegjësi për vendet shfrytëzuese.

"Ata duhet të ndërmarrin masa përkatëse që të mos ketë keqpërdorime të sistemit", u përgjigj Malstrom në pyetjen e përbashkët të parashtruar nga eurodeputetët Simon Busitil, Manfred Veber, Ana Maria Koraza Bilt dhe Monika Hohlmejer, të gjithë nga grupi i Partive Popullore, për shqetësimin rreth zbatimit korrekt të lirimit nga regjimit të vizave për Maqedoninë dhe Serbinë.

Parashtrimi i kësaj pyetje ishte me qëllim që Komisioni Evropian dhe në përgjithësi Bashkimi Evropian të ndërmarrin masa me të cilat do t'u ndihmohet autoriteteve të Maqedonisë dhe të Serbisë t'i informojnë më mirë qytetarët e tyre për shfrytëzimin e regjimit pa viza që të parandalohet dyndja e azil-kërkuesve nga këto vende. Sidomos pasi që, disa vende si Belgjika, Gjermania dhe Suedia hapur shprehën shqetësim për shkak të numrit të rritur të azil-kërkuesve nga Maqedonia dhe Serbia. Vërejtje të ngjashme erdhën edhe nga eurokomisionerja kompetente Sesilia Malmstrom. Kjo situatë sipas eurodeputetëve mund ta komprometojë liberalizimin e vizave, për të cilën Parlamenti Evropian votoi masivisht më 12 nëntor të vitit 2009.

"Kemi ndërmarrë masa adekuate që të përballemi me këtë situatë. Kemi pasur mbledhje me ministrat e punëve të brendshme, kryesimin belg dhe përfaqësues të lartë të Komisionit Evropian i vizituan dy vendet. Autoritetet e dy vendeve kanë ndërmarrë masa adekuate, ndërsa janë paraparë edhe fushata të reja për informim dhe njohje të qytetarëve me atë çka do të thotë regjimi pa viza", tha eurokomisionerja.

Komisioni Evropian në kuadër të procesit të përcjelljes së këtyre vendeve do të vazhdojë me evaluimin e masave dhe reformave të ndërmarra, që të parandalohen situatat e padëshirueshme. Me këtë rast do të shfrytëzohen edhe oficerët për lidhje për emigracion, byroja për bashkëpunim policor e vendeve të Evropës Juglindore, Fronteksi etj. Eurokomisionerja Malmstrom me këtë rast paralajmëroi se vlerësimi i parë zyrtar e regjimit pa viza do të bëhet në qershor të vitit 2011.

"Përgjigjja e Malmstromit ishte inkurajuese, është e vërtetë se ka probleme me këto vende, por nuk duhet të kthehet regjimi me viza, kjo do të thotë një hap prapa", theksoi eurodeputeti hungarez Çaba Tabajdi.

Njëlloj mendojnë edhe pjesëmarrësit e tjerë në debat, të cilët megjithatë kërkojnë respektim të rregullave të projektuara nga regjimi pa viza.

Eurodeputetja franceze Natali Krizbek në fund konkludoi se në debat është shfaqur përgjegjësi e institucioneve evropiane rreth kësaj çështje dhe kjo ka qenë përgjigje e llojit të vet në përcaktimin e BE-së që të mbetet transparente.

"Nevojitet vetëm të bëhet gjithçka, që kjo t'u sqarohet qytetarëve tanë, që paraqet vizë tremujore dhe të mënjanohen të gjitha moskuptimet që mund të ndodhin", theksoi Krizbek.

Publikuar: 14.12.2010 | 04:46
Lexuar: 444 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime