E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Vetëvendosje nuk duan të qeverisin me Partinë Demokratike të Kosovës. Kjo e fundit beson të gjejë një parti të vogël dhe pakicat për të formuar qeverinë, shkruan kjo gazetë.
Koalicioni qeverisės: PDK, njė parti e vogėl dhe pakicat?





Kosova mund të hyjë në krizë qeveritare menjëherë pas zgjedhjeve nëse partitë politike e mendojnë me të vërtetë atë që e thonë publikisht, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Vetëvendosje nuk duan të qeverisin me Partinë Demokratike të Kosovës. Kjo e fundit beson të gjejë një parti të vogël dhe pakicat për të formuar qeverinë, shkruan kjo gazetë.

Përderisa, PDK-ja e cila shpalli edhe kremtoi vetë fitoren, mendon se ofertat do të vijnë nga të gjitha subjektet politike, partitë që e pasojnë atë për nga rezultati i zgjedhjeve shprehen të rezervuara të bëjnë koalicion pikërisht me PDK-në.

Deri më tash, vetëm AKR-ja e Behgjet Pacollit nuk ka vija të kuqe për një subjekt politik, përfshi edhe PDK-në. Kurse, si pjesë e koalicionit të ardhshëm mund të shihen edhe pakicat. Ndërkaq, LDK, AAK dhe Vetëvendosje deri më tani, PDK-në e kanë vijën e kuqe të cilën nuk duan ta kalojnë.

Përderisa, mediet, përfshirë edhe disa ndërkombëtare si edhe analistët, e parashohin si koalicion të mundshëm atë ndërmjet PDK-së dhe AAK-së, zyrtarët e kësaj të fundit i përgënjeshtrojnë njoftimet e tilla.

Nga ana tjetër, anëtarja e Kryesisë së PDK-së, Vlora Çitaku thotë se kryesia e partisë do të vendosë se me cilën parti do të bëjë koalicion, ndonëse ajo e parasheh një parti të vogël dhe pakicat.

Mirëpo, se kjo parti nuk do të jetë AAK-ja, për këtë zotohet anëtari i Kryesisë së AAK-së, Besnik Tahiri.

Publikuar: 14.12.2010 | 14:10
Lexuar: 161 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime