Me anë të këtij testi mund të zbulohen edhe sëmundjet e zemrës dhe kanceri i bebes që është në bark të nënës. Por, ekziston frika që me anë të këtij testi njerëzit të vendosin për abortimin e të gjitha foshnjave sapo të vërejnë se ajo e ka ndonjë çrregullim.
Shkencëtarët e kanë gjetur një analizë, e cila mund të parashikojë shumë çrregullime te bebet. Duke e marrë një sasi të vogël të gjakut të nënës, mund të përpilohet i tërë kodi gjenetik i bebes dhe të gjenden të metat në ADN-në e saj, të cilat shkaktojnë çrregullime të tilla, si sindroma e Daunit, apo autizmi. Kjo teknikë do ta eliminonte rrezikun nga abortimi, i cili ekziston pas përdorimit të teknikave të sotme të diagnostikimit, duke shpëtuar kështu me qindra jetë të bebeve të palindura.
Me anë të këtij testi mund të zbulohen edhe sëmundjet e zemrës dhe kanceri i bebes që është në bark të nënës. Por, ekziston frika që me anë të këtij testi njerëzit të vendosin për abortimin e të gjitha foshnjave sapo të vërejnë se ajo e ka ndonjë çrregullim.
Për momentin, për diagnostikimin e sëmundjeve te fetusi përdoren dy teknika themelore: amniocenteza apo analiza e horionit (pjesë e mitrës), por që të dyja këto janë analiza invazive, që kërkojnë depërtimin e gjilpërës në mitër, duke e rritur rrezikun për abortim.
Analiza e re për momentin kushton 125 000 funte, por pritet që, me kalimin e kohës, ky çmim të bjerë.