Uroj që komunat e rajonit dhe koncesioneri i ardhshëm tu përmbahen obligimeve të cilat do ti marrin dhe kështu me sukses të menaxhojnë njërin ndër problemet më të theksuara në rajonin tonë viteve të fundit, tha në fjalën përshëndetëse kryetari i komunës së Gostivarit, prof.dr. Rufi Osmani.
Kryetarët e të gjitha komunave të rajonit të Pollogut, si dhe përfaqësues të ndërmarrjeve kandidate për marrjen me koncesion të grumbullimit, transportit dhe deponimit të mbeturinave në deponinë rajonale Rusino, realizuan sot një takim të përbashkët në mjediset e Komunës së Gostivarit.
Uroj që komunat e rajonit dhe koncesioneri i ardhshëm tu përmbahen obligimeve të cilat do ti marrin dhe kështu me sukses të menaxhojnë njërin ndër problemet më të theksuara në rajonin tonë viteve të fundit, tha në fjalën përshëndetëse kryetari i komunës së Gostivarit, prof.dr. Rufi Osmani.
Prezantimin e gjendjes me mbeturinat në rajonin e Pollogut si dhe të obligimeve të komunave dhe koncesionerit të ardhshëm, bënë përfaqësuesit e Qendrës rajonale për mbrojtje të mjedisit jetësor për Evropën juglindore - REC.
Koncesionerët potencialë në shoqërim të kryetarëve të komunave të rajonit, dolën në terren me çrast vizituan deponinë rajonale Rusino dhe deponinë lokale Meçkin Doll, ku për së afërmi u njoftuan me situatën rreth menaxhimit të mbeturinave nga rajoni më i gjerë.