E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Jemi të gatshëm që në mënyrë evropiane t'i tejkalojë dallimet, por në mënyrë evropiane, pa cënim të identitetit të Maqedonisë, gjuhës dhe Kushtetutës, porositi presidenti Gjorge Ivanov në fjalimin vjetor në Kuvendin e Maqedonisë.
Ivanov: T'i tejkalojė dallimet,  pa cėnim tė identitetit, gjuhės dhe Kushtetutės











Fjalim vjetor i presidentit Ivanov në Kuvendin e Maqedonisë

- Nuk ekziston alternativë e qëndrueshme as për Maqedoninë, as për rajonin përveç integrimeve evropiane dhe për këtë anëtarësimi në NATO dhe në BE është përcaktimi ynë strategjik. Por, kjo rrugë e pengon problemin që e krijon Greqia rreth emrit. Jemi të gatshëm që në mënyrë evropiane t'i tejkalojë dallimet, por në mënyrë evropiane, pa cënim të identitetit të Maqedonisë, gjuhës dhe Kushtetutës, porositi presidenti Gjorge Ivanov në fjalimin vjetor në Kuvendin e Maqedonisë.

"Ne jemi qytetarë të një vendi evropian dhe kërkojmë nga Greqia, si anëtare e BE-së, me ne të sillet në mënyrë evropiane. Për këtë shkak, edhe një herë porosis - se nuk është e pranueshme të bisedohet për zgjidhje që ngacmon identitetin e Maqedonisë, gjuhën maqedonase dhe Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, si mbrojtëse e sovranitetit tonë shtetëror dhe dinjitetit tonë kombëtar. Për këtë dua të nënvizoj - derisa jam president i Republikës së Maqedonisë këtë nuk do ta lejoj. Ne si fat e përjetojmë urtësinë e vjetër - nomen est omen - në emrin e thelbësores. Emri ynë pasqyron qëllim rrënjësor nga identiteti maqedonas. Paraardhësit tanë janë përballur me presione shumë më të mëdha, por asnjëherë nuk janë nënshtruar, me dhimbje të madhe na e kanë lënë atë që ne sot duhet ta ruajmë për gjeneratat e ardhshme", theksoi Ivanov.

Sipas tij, kreu shtetëror maqedonas, sikur asnjëherë deri më sot, ka qëndrim të qartë për intensifikimin e dialogut maqedonaso-grek dhe kërkim pas zgjidhjes kompromise të përbashkët të pranueshme. Por, thotë zgjidhja duhet të jetë në kuadër të Rezolutës 817 të Kombeve të Bashkuara nga viti 1993, sepse Maqedonia dëshiron zgjidhje, jo vetëm në kuadër të Marrëveshjes së përkohshme greko-maqedonase nga shtatori i vitit 1995 dhe me vendim final të qytetarëve.

"Në atë kontekst Republika e Maqedonisë gjithmonë me dinjitet dhe përgjegjësi i përmbahej rezolutës së Kombeve të Bashkuara nga viti 1993 kur u pranua në anëtarësim nga 13 shtatori i vitit 1995. Sinqeritetin dhe përkushtimin e tij e dëshmoi shumë herë deri më tani, me ndryshimin e Kushtetutës dhe të flamurit shtetëror, me pranimin në Kombet e Bashkuara nën mënyrë të përkohshme të drejtimit, por edhe në raset të tjera. Edhe krahas të gjithave, ne impenjohemi për vazhdim të dialogut greko-maqedonas, si shprehje e përgjegjësisë sonë, si obligim i përbashkët dhe si mënyrë e vetme për tejkalimin e kontestit maqedonaso-grek", theksoi shefi i shtetit.

Si president i Republikës së Maqedonisë, tha Ivanovi i shqyrton të gjitha qëndrimet e subjekteve politike në vend, duke i përfshirë edhe ato të opozitës dhe në bazë të tyre e ndërton politikën shtetërore në lidhje me këtë çështje.

"Përgjegjësi e çdo politikani relevant në Republikën e Maqedonisë është që mos ta shpërdorojë kontestin dypalësh maqedonaso-grek në kontekst të integrimit në BE dhe në NATO. Nuk duhet të inkurajohet jouniteti mes qytetarëve. Është e saktë se politika ditore rreth kësaj çështje brenda në vend na shkakton dëm. Megjithatë, duhet të theksoj se shkaku kryesor që akoma nuk ka zgjidhje janë disa politikanë grekë, e jo politikanët e Republikës së Maqedonisë. Është koha që të braktisen stereotipet dhe paragjykimet nga e kaluara në dobi të së ardhmes së përbashkët", tha Ivanovi.

Me këtë rast ai bëri thirrje në unitet, me qëllim të, siç tha, realizimit të përcaktimeve strategjike të vendit.

"Që të jemi konsekuent në realizimin e përcaktimit tonë strategjikë për Maqedoninë euroatlantike, duhet të jemi të bashkuar, të jemi unik dhe me përpjekje të përbashkëta të qëndrojmë në rrugën tonë. Para nesh është një vit i vendimeve serioze. Vendime të cilat kërkojnë nga të gjitha segmentet e shoqërisë së Maqedonisë të sillen në mënyrë të përgjegjëshme dhe dinjitoze, ashtu siç qytetarët e Maqedonisë guxojnë gjithmonë kur janë para sfidave kyçe historike. Qytetarët e Maqedonisë këtë e dëshmuan para pothuajse 20 vjetëve, kur morën vendim për Republikë të Maqedonisë të pavarur, sovrane dhe të vetësishme. Ata këtë e dëshmuan edhe para më pak se 10 vjetëve kur pranuan që tradita shekullore e bashkëjetesës dhe tolerancës të avancohet me Marrëveshjen e Ohrit. Të gjitha segmentet e shoqërisë së Maqedonisë, nga skena politike e vendit, organizatat joqeveritare, mediat dhe të gjithë aktorët e tjerë shoqërore duhet të qëndrojnë dinjitozë në pjekurinë politike të qytetarëve të Maqedonisë, në kapacitetin e tij demokratik", tha presidenti i Maqedonisë.

Ai konsideron se çështjet qenësore të identitetit, për të cilat shpenzojmë shumë kohë dhe energji, Maqedonisë i janë imponuar dhe i janë ngritur në nivel të prioritetit të lartë sepse janë vendosur si kusht për një të ardhme të vendit.

"Pa kushtëzimet e këtilla, të integrimeve të Maqedonisë me hapjen e kontesteve të ndryshme historike dhe të identitetit, unë jam i sigurt se ky debat në Maqedoni do të kalonte në mënyrë të padhimbshme dhe me më pak vëmendje në opinion. Qytetarët e Maqedonisë ballafaqohen me një zgjedhje jo shembullore dhe të imponuar, të zgjedhin midis të kaluarës së tyre, të tanishmes dhe të ardhmes. Ky është shkaku për hapjen e debateve të cilat, në shtetet e tjera, gjithsesi tingëllojnë në mënyrë të tjetërsuar dhe anakronike, në kohën kur shumë debate po mbahen për sferat e ekonomisë, papunësisë, infrastrukturës, zhvillimit, ekologjisë, energjisë, teknologjive të reja", thekson presidenti Ivanov.

Ai, thotë, se po punon me vrull që ta zvogëlojë qasjen e pabalancuar në prezantimin e së vërtetës së Maqedonisë rreth kontestit të imponuar për emrin.

"Atë që mund ta konstatojë pas takimeve dhe bisedimeve të shumta është se Republika e Maqedonisë gjen mirëkuptim më shumë se që mendohet. Mirëkuptim para së gjithash nga miqtë tanë, partnerët dhe aleatët në NATO me të cilët i ndajmë vlerat e njëjta, interesat dhe prioritetet, me të cilët i ndajmë obligimet, detyrat dhe përgjegjësitë. Mbetet kjo të plotësohet edhe me zbatimin jo vetëm të obligimeve por edhe të së drejtave dhe privilegjeve të cilat me vete i bart anëtarësimi në Aleancë", thotë shefi i shtetit të Maqedonisë.

Përvojat pozitive nga rajoni, vlerëson Ivanov, e vërtetojnë të vërtetën e vjetër se çështjet dhe problemet zgjidhen vetëm përmes dialogut.

"Se komunikimi e kthen besimin midis palëve dhe ndërton ura për bashkëpunim. Se ai që komunikon, ai edhe integrohet. Se zgjidhjet e përhershme dhe të qëndrueshme ndërtohen vetëm me përkushtim të sinqertë dhe vetëdijen për të kaluar të përbashkët, të tashme të përbashkët dhe të ardhme të përbashkët", thekson ai dhe shton se në këtë kontekst janë takimet intensive e kryeministrit të Maqedonisë dhe Greqisë.

Presidenti Ivanov u përqëndrua edhe në bashkëpunimin rajonal me ç'rast theksoi se me të gjithë fqinjët ka zhvillim në marrëdhëniet.

"Me Serbinë po vazhdojmë ta zhvillojmë bashkëpunimin rajonal. Edhe pse ekziston dallim në pikëpamjet tona rreth Kosovës kjo nuk është pengesë për bashkëpunimin e mirë bilateral e tardicional. Bashkëpunimi me Kosovën është gjithnjë e më i mirë, ne po vazhdojmë t'i ndihmojmë për integrimin e saj në iniciativat rajonale, por edhe punojmë në zhvillimin e këmbimit dhe bashkëpunimit ekonomik dhe të përgjithshëm. Me Shqipërinë marrëdhëniet janë në nivel të lartë të zhvillimit, ndërsa bashkësitë etnike në dy vendet mund të konsiderohen si urë në zhvillimin e tyre. Komunikimi i afërt politik vazhdon me Bullgarinë, por akoma jemi nën nivelin e dëshiruar në lidhje me marrëdhëniet ekonomike. Me Greqinë dialogu politik bëhet gjithnjë e më i pranishëm dhe më intensiv dhe ai e merr dinamikën e dëshiruar, e cila mund t'i përmirësojë marrëdhëniet e mira ekonomike", tha Ivanov.

Ai thotë se shumë pozitivisht po zhvillohen edhe marrëdhëniet e Maqedonisë dhe bashkëpunimit të saj të gjithanshëm me fqinjësinë e gjerë dhe rajonin në tërësi, me Kroacinë, Slloveninë, BeH, Malin e Zi, Turqinë, Rumaninë, Hungarinë...

Krahasuar me gjendjen para një dekade rajoni sot jeton në shenjë të pajtimit të ndërsjellë, stabilitetit dhe prosperitetit. Bashkëpunimi rajonal e arrin nivelin përkatës. Sot me kolegët e mi nga fqinjësia më e ngushtë dhe më e gjerë, gjatë takimeve tona gjithnjë e më të shpeshta bisedojmë për projekte konkrete dhe praktike, investim në aksione nga i cili dobi kanë qytetarët, thotë shefi i shtetit të Maqedonisë.

Përmbyllja e procesit të implementimit të Marrëveshjes së Ohrit, thotë presidenti Ivanov mbetet njëri nga prioritetet kryesore të Republikës së Maqedonisë. Aktivitetet të cilat ndërmerren në këto suaza çojnë drejt zhvillimit të procesit të dencentralizimit, përdorimit të gjuhës së bashkësive etnike, përfaqësimi i drejtë i përfaqësuesve të të gjitha bashkësive etnike dhe sistemi arsimor...

Qëllimi ynë, theksoi shefi i shtetit, është i qartë dhe gjithëpërfshirës nga ana e qytetarëve-Republikë e Maqedonisë inkluzive, demokratike, evropiane dhe euroatlantike.

"Edhe pse në rrugën tonë po ballafaqohemi me shumë sfida, megjithatë, besoj se ky qëllim është i arritshëm. Vlerësoj se formulën për sukses tani më e dimë - më shumë bashkim, ndërsa më pak ndarje", tha presidenti i Maqedonisë.

Në fjalimin vjetor morën pjesë kryeministri Nikolla Gruevski, ministra, deputetë, përfaqësues të autoriteteve gjyqësore, guvernatori i BPRM-së Petar Goshev, shefi i SHM së ARM-së Mirosllav Stojanovski, kreu i BFI-së Reisul ulema Haxhi Sulejman Efendi Rexhepi, kreu i KOM z.z. Stefani, përfaqësues të trupit diploamtik.MIA

Publikuar: 14.12.2010 | 16:19
Lexuar: 289 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime