E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në diskutimin e tij kryetari Osmani argumentoi nivelin e ulët të decentralizimit fiskal , borxheve të larta te komunave , alokimin diskriminues të investimeve kapitale dhe mosrespektimin e ligjit për zhvillim regjional nga Qeveria aktuale.
Kryetari i Gostivarit Osmani nė takimin e radhės tė Komitetit tė pėrbashkėt tė UE-sė pėr Maqedoninė













Me ftesë të z.Bodker Anderson, kryetari i komunës së Gostivarit prof.dr.Rufi Osmani ishte pjesë e delegacionit të Maqedonisë në takimin e radhës të Komitetit të Regjioneve të UE në Bruksel.
Për zhvillimet e fundit në kuadër të procesit të integrimit në UE të Maqedonisë në kuptim të procesit të decentralizimit dhe shfrytëzimit te IPA fondeve e mbajti Komisionari për zgjerim Mr.Kristina Hredberg.

Në një debat të hapur dhe interaktiv ku morën pjesë me tepër diskutant kryetari i komunës së Gostivarit prof.dr.Rufi Osmani shtroi problemet dhe sfidat kryesore të procesit të decentralizmit në Maqedoni në korrelacion me Raportin e fundit te UE-së.

Në diskutimin e tij kryetari Osmani argumentoi nivelin e ulët të decentralizimit fiskal , borxheve të larta te komunave , alokimin diskriminues të investimeve kapitale dhe mosrespektimin e ligjit për zhvillim regjional nga Qeveria aktuale.

Reformat në administratën publike , gjyqësi dhe në polici kryetari Osmani i cilësoi si të pamjaftueshme dhe nën trysninë e drejtpërdrejte të politikes aktuale që ka për pasojë një komunikim të vështirësuar dhe një ndërhyrje permanente të Qeverisë në kompetencat e pushtetit lokal në veçanti të komunës së Gostivarit.

Në rastin e komunës së Gostivarit kryetari Osmani në veçanti potencoi reformat e shumta në ngritjen e potencialit të resurseve njerëzore, zvogëlimin drastik të shpenzimeve joproduktive , rritjen e të hyrave komunale , pagesën e borxheve të trashëguara dhe realizimin e suksesshëm të partneritetit publiko- qytetar dhe publik komunal – ndërkombëtar në realizimin e investimeve kapitale.

Sfida e radhës për rritjen e autonomisë lokale sipas kryetarit Osmani lidhet me rritjen e financave publike në nivel të vendeve te UE-së, krijimin e policisë lokale , krijimin e regjioneve investuese dhe trajnimin e stafit te zyrave për ZHEL nga fondet shtesë të Unionit Evropian..

Publikuar: 15.12.2010 | 05:07
Lexuar: 471 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime