E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

- Kundër sllovenëve, kuqezinjtë kanë luajtur në eliminatoret e Euro 2008-s duke barazuar pa gola në të dyja ndeshjet -.
Kombėtarja shqiptare kėrkon miqėsore me Slloveninė






Gjergji Mima

- Kombëtarja shqiptare e futbollit mund të luajë një ndeshje miqësore me Slloveninë, në datën e lirë të 9 shkurtit të vitit të ardhshëm, përpara se ajo të ballafaqohet me Bjellorusinë, në ndeshjen e pestë zyrtare në kualifikueset e Kampionatit Europian.

Pas dështimit të tratativave me Letoninë, Sllovenia mbetet një opsion i hapur për formacionin e kroatit Josip Kuzhe. Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur kontaktet me homologët sllovenë.

Trajneri Kuzhe ka kërkuar me insistim gjetjen e një kundërshtari për miqësoren e 9 shkurtit pasi sipas tij ekipi duhet të zhvillojë një tjetër ndeshje testuese përpara sfidës me bjellorusët që na mposhtën 2-0 në Minsk, në muajin tetor dhe Sllovenia duket një kundërshtar në nivelin e Bjellorusisë.

Kundër slovenëve, kuqezinjtë kanë luajtur në eliminatoret e Euro 2008-s, ndaj të cilëve kanë barazuar pa gola në të dyja ndeshjet. Shqipëria, të paktën nën drejtimin e Josip Kuzhesë, nuk ka humbur asnjë nga 7 miqësoret e zhvilluara me kroatin në pankinë. Miqësorja e fundit është ajo me Maqedoninë në Korçë e përfunduar me rezultatin
0-0.

Publikuar: 15.12.2010 | 15:46
Lexuar: 377 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime