Sulmet kishin si objektiv të godasin një grup besimtarësh të quajtur ashura, në një ditë që shënon përvjetorin e shekullit të shtatë që prej vdekjes së stërnipit të Profetit Muhamed.
- Të paktën 38 persona kanë humbur jetën, ndërsa 50 janë plagosur në dy sulme vetëvrasëse me bombë të shpërthyera mëngjesin e sotëm.
Njëri sulm ka ndodhur në një xhami shiite në qytetin Çahbahar, pranë kufirit me Pakistanin, ndërsa tjetri para një turme njerëzish.
Shumica e viktimave ishin besimtarë shiitë.
Sulmet kishin si objektiv të godasin një grup besimtarësh të quajtur ashura, në një ditë që shënon përvjetorin e shekullit të shtatë që prej vdekjes së stërnipit të Profetit Muhamed.
Ministri i brendshëm iranian, Ali Abdullai konfirmoi sulmin, por nuk dha detaje.
Kjo zonë e Iranit është bastion i një grupi sunit, i quajtur Jundallah (Ushtarët e Zotit), i cili në të shkuarën ka patur përplasje të ndryshme me shiitët. Sunitët janë një pakicë etnike në Iran.
Në korrik, dy shpërthime në të njëjtën provincë, vranë 27 persona. Organizata e Jandullah konsiderohet nga Departamenti Amerikan i Shtetit si një organizatë terroriste