E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Athina, siç theksoi, shpreson se së shpejti do të arrihet progres dhe se do të ketë ndryshim të pozitave të udhëheqësisë në Shkup me çka do të mund të vijë deri te zgjidhja e përbashkët dhe e pranueshme.
Drucas i kėnaqur nga konstatimet e Kėshillit ministror tė BE-sė pėr Maqedoninė









Greqia është e kënaqur nga konstatimi i Këshillit ministror të BE-së në lidhje me "IRJM-në", i cili është i njëjtë sikurse vitin e kaluar. E mbështesim eurointegrimin e vendit, por paraprakisht duhet të zgjidhet emri dhe të respektohet parimi i marrëdhënieve të mira fqinje, deklaroi ministri grek i Punëve të Jashtme, Dimitris Drucas në konferencën për shtyp pas takimit të djeshëm të shefave të diplomacive të vendeve-anëtare të BE-së në Bruksel.

"Pozita jonë për europerspektivat e Shkupit janë të qarta dhe të njohura mirë. Ne sinqerisht dëshirojmë të hapen negociatat inkuadruese të IRJM-së me BE-në, e mbështesim eurointegrimin e vendit, por me respektim të ndërsjellë të rregullave dhe obligimeve të cilat vlejnë në BE dhe në shtetet-anëtare. Njëra nga rregullat themelore është respektimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore. Kjo është theksuar edhe një herë në konkluzionet. Kërkesa themelore që të mund të flasim për hapjen e negociatave inkuadruese me IRJM-në është zgjidhja e çështjes së emrit. Gjatë këtij viti, njëjtë sikur edhe vitin e kaluar, e gjithë kjo është përsëritur në mënyrë të qartë dhe me gjuhë të qartë", tha Drucas.

Athina, siç theksoi, shpreson se së shpejti do të arrihet progres dhe se do të ketë ndryshim të pozitave të udhëheqësisë në Shkup me çka do të mund të vijë deri te zgjidhja e përbashkët dhe e pranueshme.

Publikuar: 15.12.2010 | 16:26
Lexuar: 248 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime