E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Gjashtë fshatra malorë kanë mbetur pa energji për shkak të borës dhe rrugëve të pakalueshme, ndërsa era ka thyer linjën e tensionit 35 kilovoltëshe. Malësia e Tetovës, veçanërisht fshatrat Sellcë, Llacë, Vejcë. Shipkovica Brodeci Veshalla dhe Bozovca, prej të premtes janë në errësirë.
Malėsia e Tetovės pa energji elektrike















Gjashtë fshatra malorë kanë mbetur pa energji për shkak të borës dhe rrugëve të pakalueshme, ndërsa era ka thyer linjën e tensionit 35 kilovoltëshe. Malësia e Tetovës, veçanërisht fshatrat Sellcë, Llacë, Vejcë. Shipkovica Brodeci Veshalla dhe Bozovca, prej të premtes janë në errësirë.

Defekti ka ndodhur të premten dhe ai nuk është riparuar.
Siç informuan nga EVN, ekipet e saja janë duke punuar intensivisht gjatë 24 orëve që të kthejnë gjendjen në normale dhe të arrijnë që energjinë elektrike ta dërgojnë në fshatrat e malësisë së Sharrit.


Sipas EVN-së ekipet po punojnë për riparimin e defekteve, por rrugët e pakalueshme vështirësojnë punën. Drejtuesit e EVN-së kanë gjetur një zgjidhje të përkohshme deri në riparimin e defekteve në tre linjave. Austriakët e EVN-së shprehen se banorët kanë filluar të vjedhin siguresat e shtyllave të rrëzuara.


Fshati Shipkovicë, Brodec, Veshalle, Vice dhe Bozovc me mbi 2000 shtëpi dhe afër 10000 banorë, u bllokua për shkak të borës që ra. Vetëm rruga kryesore e fshatit është e pastruar, ndërsa të tjerat jo. Që nga e premtja banorëve të këtij fshati por edhe fshatrave tjerë të malësisë së Sharrit ju shtua edhe një problem tjetër: mungesa e energjisë elektrike prej 5 ditësh. Shpëtim ka vetëm për ata që kanë gjeneratorë.

“Ka qenë fshati i bllokuar dy ditë sepse s’kanë mundur të lëvizim makinat. Vështirësi fshati ka jashtëzakonisht të madhe që nga dita e premte ora 20 e 45 minuta na është ndërpre rryma dhe momentalisht e kemi shumë të vështirë gjendjen për jetesë”, tha një banor i Shipkovicës.

“Rezerva ndonjëherë ka ndonjëherë s’ka, shkaku i rrugëve, bora e madhe ka kapluar”, shtoi një banor tjetër.
“Qe katër ditë pesë ditë rrymë nuk kemi, ka njerëz të sëmurë, rruga nuk luan”, u ankua një tjetër banorë.
Shqetësimi i madh tek këta banorë janë rezervat ushqimore. Ata kanë hedhur një sasi të madhe të mishit, djathit dhe zarzavateve që ruhen në frigorifer.

“Kanë nisur të prishet ato s’ka e shihni vet se kanë nisur të prishen krejt, s’ka ëka gati një javë pa rrymë dhe ato janë prishur”, tha një banor.
“Kanë filluar të prishen dhe i kemi heq disa gjëra nga aty i kemi çu te shtëpia”, shtoi një banor tjetër. Pasojat janë ndjerë edhe tek bagëtitë.

“Shkon disi, kemi por edhe bie fjala soset ajo, nuk kemi sa duhet. Për cka nuk kemi ndihmë në asnjë anë aspak prej kurrkujt. Ne që u rruajmë këto kafshë me djersën tonë as qumështin nuk vijnë ta marrin as nuk mbajnë llogari të na sjellin doktor të shohin se si janë kafshët”, u shpreh Ali Osmani, bujk.

Banorët shfrytëzojnë llamba dhe qiri për tu ndriçuar, ka raste edhe me të sëmurë që mezi e kalojnë natën. Ndërsa tek mjeku i fshatit mund të shkojnë deri në orën 14, në rast të ndonjë nevoje për spital, banorët që janë më larg rrugës kryesore duhet të bëjnë edhe nga gjysmë ore për të mbërritur në rrugën e fshatit, e pastaj të arrijnë në spitalin e qytetit.

Bashkim Suljejmani, Alsat-M

Publikuar: 24.03.2009 | 12:20
Lexuar: 1507 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime