E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ndryshe nga fshatrat e tjerë të Dropollit, ku mbi 75 përqind e popullsisë kanë emigruar, në Kakavije realiteti është ndryshe. Numri i të larguarave është i pakët, ndërsa rikonstruksioni i banesave po njeh një bum të ri. Të larguar prej vitesh në emigracion, shumë prej banorëve e kanë kthyer vëmendjen e tyre, në fshatin e lindjes.
Kakavije: Fshati qė priti dhe pėrcolli mijėra emigrantė









Albana Allushi

Kur përmend fjalën Kakavije, të gjithëve iu vjen ndërmend dogana më e madhe e rajonit jugor. Dogana është pagëzuar me këtë emër prej fshatit që ndodhet vetëm 500 metër larg saj. I vendosur në një kodër dominuese mbi luginën e Drions, fshati dallon lehtësisht. Grumbulli i madh i shtëpive të humbura mes gjelbërimit të stinës, bie në sy që nga nga superstrada Gjirokastër-Kakavije. Si zona më e skajshme kufitare, ajo ndodhet vetëm rreth 25 km larg, qytetit të gurtë. Fshati banohet nga popullsia minoritare greke. Por, homogjenitetin e tyre e prishin 6 familje shqiptare.

Ata janë vendosur, aty vite më parë dhe janë familje të ish-ushtarakëve që caktoheshin me punë aty. Për nga numri i banorëve, Kakavija është fshati më i populluar i komunës së Dropullit të Sipërm. Nga shteti fqinj e ndan vetëm një hap.Ai ka qenë aty, kur nuk egzistonte vija e gjelbër, kloni i kufirit, piramidat, kur nuk ishte ngritur dogana dhe as posta e policisë. Por, fshati është bërë i njohur jo vetëm në vitet e monizmit , por edhe gjatë viteve të demokracisë, për shkak të frenkuentimit të tij, nga “tradhtarët” dhe “klandestinët”.

Banorët fanatik të vendlindjes së tyre

Fshati ndodhet shumë pranë postës së Kakavijes dhe prej andej mund të shikosh si në pëllëmbë të dorës një pjesë të doganës.

Ndryshe nga fshatrat e tjerë të Dropollit, ku mbi 75 përqind e popullsisë kanë emigruar, në Kakavije realiteti është ndryshe. Numri i të larguarave është i pakët, ndërsa rikonstruksioni i banesave po njeh një bum të ri. Të larguar prej vitesh në emigracion, shumë prej banorëve e kanë kthyer vëmendjen e tyre, në fshatin e lindjes.

Ndërsa, një pjesë e banorëve janë të punësuar në fabrikat e firmat e ndryshme në fshatrat e tjerë të Dropullit, pjesa tjetër punon në zonat afër Janinës Një pjesë e madhe e këtyre banorëve, e bëjnë vajtje- ardhje, ndërsa një pjesë tjeter kthehet vetë për fundjavë. Pazaret bëhen kryesisht në zonën greke. Ata që kthehen në fundjavë sjellin furnizimet duke nisur nga gjërat më të vogla deri tek ushqimet e veshmbathjet.

Banoret mikeprites në cdo kohë

Banorët e saj flasin kryesisht greqisht, por edhe shqipen e flasin rrjeshëm. Ela mesa- (hajde brenda). Kjo është ftesa e parë që të bëhet nga banorët. Marianthi Laka, një e moshuar thotë se nuk e fletë mirë shqipen, ndërsa shoqa e saj shumë mirë. -Nuk munda të mësoj se nuk kam bërë shkollë thotë Marianthi. Amalia Goga, shoqa e Marianthit thotë se shqipen e ka mësuar që fëmijë.

– Dikur na qante syri njerëz. Për të ardhur këtu duhej të kaloje shumë peripeci tregon Amalia. Këto vite kemi parë njerëz boll, po më shumë janë ata të shkretët që duan të venë në Greqi, thonë ato duke ngritur kokën drejt vendit ku më parë kalonte kloni. Tregojnë se kanë hapur dyert për mjaft klandestinë, hallexhinj. Por, për të mbrritur këtu para viteve ’90 duhet të kishe një lejë të posaçme dhe të kaloje të paktën 2 postoblloqe policie. Të rejat në fshat, numri i klandestinëve që kanë kaluar andej, janë bisedat e përditshme të Amalisë që jeton vetëm. pasi vajza ka emigruar në Greqi prej vitesh.

Banorët investojnë për banesa, rrugë e kasha

ËShtë një ditë e ftohtë dimir, dhe lëvizjet janë të pakta. Mes gjithë ndërtesave të tjera veçon kisha e re e fshatit “Shën Mihali”. Është e ndërtuar me gurë të gdhendur të bardhë në një pjesë të ngritur të fshatit nga mund të shihet prej të gjithë banorëve. Rrugë të shtruara me beton, shtëpi të mirëmbajtura, me kopshte të punuar dhe oborre të mbushur me lule.

Lagjet e fshatit ndahen nga njera-tjetra nga rëketë e përrenjëve. Nuk është e lehtë t’i gjesh njerëzit në shtëpi edhe pse ka shkuar ora e drekës. Ata punojnë të rinj e të moshuar bashkë. Të njohur si mjeshtra të gurit, ata i gjenë duke rikosntruktuart dhe ndërtuar banesa të reja, të cilat të bien në sy që larg. .

Vasil Goga na thotë se “në fshat para viteve ’90 jetonin rreth 400 banorë, ndërsa sot numri është përgjysmuar, jemi 180 banorë. Por në fundjavë numri rritet shumë, kthehen mërgimtarët…”.

Banorët kanë investuar vetë për rregullimin e rrugëve dhe shtrimin me beton. Edhe kisha e re e Shën Mihalit është ndërtuar me fondet e mbledhura prej tyre. Në qendër të fshatit ngrihet një tjetër kishë me moshë 200 vjecare. “Apalipso” është emri i saj. Brenda këtij territori, ndodhet edhe shkolla e fshatit. Dryni i derës së saj hapet dy herë në javë kur nxënësit zhvillojnë kurse në anglisht dhe të dielave kur kryhen ritet fetare. 10 fëmijë që jetojnë në këtë fshat i zhvillojnë mësimet në shkollën e fshatit Vrisera, qendër e komunës.

44 vjeçari Goga pohon se “fshati është i bekuar, ndaj nuk mund të braktiset. Shumë vetë kanë rregulluar shtëpitë e tyre. Ca të tjerë me lekët që kanë vënë në Greqi po ndërtojnë shtëpi të reja. Fëmijët tanë u mësuan me jetë tjetër andej, po kur kthehen këtu gjejnë qetësi”. Si periudhën më të vështirë mban mend kohën kur nisi demokracia e krismat e armëve u bënë kërcënim për ata që donin të kalonin kufirin.

Dikur.. "zona e ndaluar"

Të shkoje "atëherë' në zonë kufitare duhet tu nënështroheshe një sërë pyetjesh. Pas pasur nje leje të posacme dhe po mos të ishe banorë I zonës kufiatre, ishte e vështirë të shkojë në të. Thanasi tregon se, para se të ndërtohej kloni, “Hynim e dilnim lirisht, gjyshi im vente vinte në Janinë, djemtë bënin shkollën". Isha 9 vjeç kur u mbyll kufiri. Ndërsa kloni u ndërtua në 1960”, thotë ai. Nuk ishte e lehtë të jetoje me klonin mbi kokë. Edhe sot hija e tij ka mbetur tek banorët e zonës. Ai ngre kokën me trishtim drejt vendit ku kalonin telat e pafund që i ndanë nga pjesa tjetër e botës që i zhytën në izolim.
Kakavije: Fshati që priti dhe përcolli mijëra emigrantë

Kloni kalonte 50 metër larg shtëpive që ndodhen në pjesën veriore të fshatit. Gruaja e tij kujton se po të afroheshe pa lajmëruar ushtarët të qëlllonin. Po të kishim dicka, duhej t’iu jepnim shenjë e t’i lajmëronin.

Të dy nuk kanë për të harruar ngjarjen jo fort të këndshme në ditën e dasmës. “Ishte janar i 1960 kur u martova. Mes shumë kushurinjëve të ftuar, erdhi dhe një që nuk ishte pajisur me leje. Ai vinte me këmbë nga një fshat tjetër. Sapo u mësua kjo vjen policia që më merr me vete për sqarime”, vazhdon bisedën. Atë kohë duhej të ishe shumë i kujdeshëm se e pësoje shtojnë ata.

Vizitorët rriten viteve të demokracisë

Fshati kufitar në vitet e fundit ka patur “vizitorë” të shumtë, nga gjithë vendi. Cdo dite rruget e tij, populloheshin nga klandestinë, të cilët kishin destinacion Greqinë.Të ardhur nga rrethet Tepelenë, Berat, Ballsh, Fier, Shkodra, etj ata kalonin përmes malit me shpresë se nuk do t’i kthejnë pas e do të kenë fat. Para disa vitesh, grupet e tyre shkonin nga 5 në 20 vetë, ndërsa tani askush nuk kalon më aty, tregojnë banorët.

“Dyndja më e madhe e të ikurve ka qenë në vitin 1991, sapo u hap kufiri. Turma njerëzish ditë e natë udhëtonin drejt tokës greke”, thonë ata.

Me qindra njerëz janë kthyer në këto shtëpi. Banorët i kanë mikpritur duke i mbajtur me bukë edhe kur niseshin e ktheheshin pas, për shkak të kohës së keqe, apo kur policia greke i gjente pa dokumenta.

Thanasi thotë se nuk e mban mend se vetë ka pritur në shtëpi. “Ishin njerëz hallexhinj qëndronin këtu disa ditë. Veçanërisht në kohë dimri, kur lumi që ndan territorin kishte shumë ujë e s’mund të kalohej’, thotë Thanasi. Na falenderonin dhe me njerin prej tyre Shpëtim, nga qyteti i Peshkopisë, mbaj miqësi ende, vijon ai. Tani jeton në Athinë dhe sa herë shkoj aty e takoj, shkëmbejmë telefonata. Mirënjohja është gjë e madhe, veçon Thanasi i cili pershendet liberalizimine vizave si aktin me domethenes për të gjithë shqiptarët.

Publikuar: 16.12.2010 | 00:18
Lexuar: 918 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime