E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Misioni i OSBE-së në Shkup nëpërmjet Departamentit për sundimin ligjit gjithashtu mbështet përpjekjet në nivel kombëtar për themelimin dhe funksionimin e plotë të mekanizmave të jashtëm për mbikëqyrje të policisë.
Misioni vėzhgues i OSBE-sė nė Shkup mbėshtet parandalimin e korrupsionit nė shėrbimin e policisė









– Ekspertë vendas dhe ndërkombëtar të policisë do të ndajnë praktikat më të mira dhe do të diskutojnë mënyrat për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit në polici gjatë një konferencë rajonale të përkrahur nga OSBE, e cila filloi sot në Mavrovë.

Konferenca dy-ditore është organizuar bashkërisht nga Misioni vëzhgues i OSBE-së në Shkup, Ministria e punëve të brendshme dhe Programi ndërkombëtar i SHBA-së për trajnim lidhur me hetimet kriminale (ICITAP).

"Kjo ngjarje është pjesë e punës së Misionit vëzhgues të OSBE-së që ka për qëllim përmirësimin e aftësive profesionale të nëpunësve policor dhe inkurajimin e zhvillimit të mëtejmë të mekanizmave ekzistues për luftën kundër korrupsionit në polici në mënyrë transparente dhe demokratike," tha shefi i Misionit vëzhgues të OSBE-së në Shkup, ambasadori Jose Luis Herrero.

Ministrja e Brendshme Gordana Jankulloska shtoi: "Eksperienca dhe opinionet që do të dalin nga kjo konferencë do të kontribuojnë në luftën kundër korrupsionit dhe do të ndihmojnë në përforcimin e sjelljes dhe punës profesionale në institucionet policore."

Misioni i OSBE-së në Shkup nëpërmjet Departamentit për sundimin ligjit gjithashtu mbështet përpjekjet në nivel kombëtar për themelimin dhe funksionimin e plotë të mekanizmave të jashtëm për mbikëqyrje të policisë.

Publikuar: 16.12.2010 | 05:03
Lexuar: 364 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime