E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Të dyja vendet kanë rrugë të përbashkët atë të Bashkimit Evropian. Ministri i Jashtëm i Shqipërisë ka premtuar se do të lobojë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Maqedonia dhe Shqipëria kanë bashkëpunim të mirë në të gjitha sferat", deklaroi Ahmeti.
Haxhinasto takon liderėt shqiptarė









- Shefi i diplomacisë shqiptare, Edmond Haxhinasto dje pas punimeve të Forumit të vendeve - anëtare të Kartës së Adriatikut dhe SHBA-ve që u mbajt në Shkup ka realizuar takime me liderët e partive politike shqiptare në Maqedoni.

Fillimisht Haxhinasto është takuar me kreun e Bashkimit Demokratik pët Integrim (BDI), Ali Ahmeti.

Pas takimit kreu i BDI-së Ahmeti deklaroi se Shqipëria do të lobojë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

"Të dyja vendet kanë rrugë të përbashkët atë të Bashkimit Evropian. Ministri i Jashtëm i Shqipërisë ka premtuar se do të lobojë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Maqedonia dhe Shqipëria kanë bashkëpunim të mirë në të gjitha sferat", deklaroi Ahmeti.

I pyetur nga gazetarët se deri ku është durimi i tij përballë politikës së Gruevskit, Ahmeti me përgjigje të shkurtër se "BDI ka thënë hapur disa herë qëndrimin e saj".

"Lidhur me tre kërkesat e tij që i parashtroi kohë më parë deri te Gruevski, Ahmeti tha se Sopoti është afër zgjidhjes, ndërsa statusi i ish veteranëve të UÇK-së dhe rastet e Hagës nuk duhet të ndërlidhen me afate por ka klimë të mirë të zgjidhen", është shprehur Ahmeti pas takimit me shefin e diplomacisë shqiptare.

Më pas me shefin e diplomacisë shqiptare është takuar lideri i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi.

Ai pas takimit tha se i ka shprehur pakënaqësitë ministrit Haxhinasto lidhur me politikën antishqiptare të kësaj qeverie dhe bllokimin e proceseve euroatlantike të Maqedonisë.

"Biseduam për çështjet e brendshme të Maqedonisë. I parashtrova pakënaqësitë e PDSH-së për çështjet e ndryshme në shtet si mosimplementimin total të Marrëveshjes së Ohrit, procesi manipulues i regjistrimit në prill, buxheti diskriminues dhe antishqiptar", deklaroi Menduh Thaçi.

Ai kërkoi se edhe njëherë kjo Qeveri duhet të shkojë sa më parë sepse e ka dëshmuar bllokimin euroatlantik të Maqedonisë.

Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Edmond Haxhinasto është takuar edhe me kryetarin e Demokracisë së Re, Imer Selmani.

Publikuar: 16.12.2010 | 15:10
Lexuar: 350 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime