Me siguri mendoni se dini shumë për paratë. Dhe me siguri nëse mendoni ashtu mund të dini shumë, por ja që ekzistojnë disa tregues dhe të dhëna në lidhje me paratë, që shpresojmë se do ta ngjallin befasinë tuaj. Më tepër fantazojmë për para, se sa për seks.

90 për qind e amerikanëve që mbajnë ndonjë kafshë në shtëpi u blejnë atyre dhuratë për ndonjë event të veçantë. Paraja është shkaku numër një, për mosmarrëveshjet në një lidhje martesore. 65 për qind e amerikanëve do të kishin jetuar të vetëm në një shkretëtirë për një vit për 1 milionë dollarë. Ndërsa për 10 milionë dollarë shumica nga ne do të kishte bërë pothuajse gjithçka. Duke e inkuadruar këtu edhe braktisjen e familjes, shoqërisë apo edhe të fesë. Një përqindje e madhe e njerëzve për këtë shumë do ta kishin ndryshuar racën ose gjininë.
Dhe 1 në 14 do të kishte vrarë ndonjë njeri për 10 milionë dollarë. Është shumë interesante se sipas të dhënave, njerëzit ato gjëra, që i bëjnë për 3 milionë i bëjnë edhe për 10 milionë, por assesi edhe për 2 milionë. 92 për qind e njerëzve, së pari, do të kishin zgjedhur të jenë të pasur, përpara se të kishin zgjedhur të gjejnë dashurinë e jetës.