Në njërin nga hotelet në Abu Dabi, për publikun është prezantuar bredhi më i shtrenjtë në botë, zbukurimet e të cilit vlejnë më shumë se 11 milion dollarë. "Ky është bredhi më i shtrenjtë në botë.
Në njërin nga hotelet në Abu Dabi, për publikun është prezantuar bredhi më i shtrenjtë në botë, zbukurimet e të cilit vlejnë më shumë se 11 milion dollarë. "Ky është bredhi më i shtrenjtë në botë.
Vlera e tij tejkalon shumën prej 11 milionë dollarëve, ka thënë Hans Olberc, drejtor i përgjithshëm i Emirates Palace Hotel, hotelit luksoz me shtatë yje. Bredhi është i lartë 13 metra dhe është i zbukuruar me drita dhe dekorime nga argjendi, por ato që e bëjnë tepër të shtrenjtë, janë diamantet, smeraldet, safirët dhe gurët tjerë të çmuar.
Bredhi kushton 10 mijë dollarë, por stolitë që janë vënë në të vlejnë saktësisht 11.5 milion dollarë, ka përfunduar Olberc.