Stojanov deklaroi se për momentin, dy ekipe të tyre po punojnë në sanimin e defekteve, por tani për tani nuk dihet se sa kohë të nevojitet që Tetova sërish të furnizohet me energji elektrike.
- Tetova dhe rrethina më e gjërë prej orës 14:30 janë pa energji elektrike.
Sipas zëdhënësit të MEPSO-s, Nikolla Stojanov, ka rënë largëpërçuesi 35-kilovoltësh Vrutok-Tetovë, pas çka furnizimi i tërë rajonit me energji ishte transferuar në linjën e dytë Shkup-Tetovë.
Për shkak të konsumit të madh të energjisë elektrike dhe temperaturave të ulëta, edhe në këtë linjë ndodhi defekt për ç'arsye nuk ka rrymë.
Stojanov deklaroi se për momentin, dy ekipe të tyre po punojnë në sanimin e defekteve, por tani për tani nuk dihet se sa kohë të nevojitet që Tetova sërish të furnizohet me energji elektrike.
Meteorologët parashikojnë se gjatë natës dhe në mëngjes moti do të jetë i ftohtë me temperatura të ulëta deri -15 gradë Celzius.