Në raportin për menyrën në të cilën zbatohet Karta sociale e Maqedonisë, janë shqyrtuar aktet ligjore nga "e drejta e punës", respektivisht pjesës që ka të bëjë me kushtet juridike të punës, të drejtën sindikale dhe të drejtën e bisedimeve kolektive. Me të është përfshirë periudha deri në fund të vitit 2008.
- Komiteti evropian për të drejta sociale e publikoi raportin për harmonizimin e një pjese të normave dhe praktikave juridike të Maqedonisë me Kartën evropiane sociale - një nga dokumentet më të rëndësishme të Këshillit të Evropës, së bashku me Konventën evropiane për të drejta të njeriut.
Në raportin për menyrën në të cilën zbatohet Karta sociale e Maqedonisë, janë shqyrtuar aktet ligjore nga "e drejta e punës", respektivisht pjesës që ka të bëjë me kushtet juridike të punës, të drejtën sindikale dhe të drejtën e bisedimeve kolektive. Me të është përfshirë periudha deri në fund të vitit 2008.
Komiteti nga gjithsej dhjetë situatat e shqyrtuara, miratoi vetëm tre konskluzione. Në dy prej tyre thuhet se ekziston harmonozim me kartën edhe atë në nenet që kanë të bëjnë me rregullativën juridike dhe praktikën në fushën e orarit të shkurtuar të punës ose të shtuar, në rast të kushteve të punuës jo të shëndosha dhe kohës së lirë të së dielës të të punësuarve, janë harmonizuar me Kartën evropiane.
Mos'harmonizim, sipas verdiktit të Komitetit, ektiston me nenin që i përket fushës së procedurave të negociatave kolektive, normave dhe praktikave juridike nuk janë në pajtim me Kartën.
Për shtatë situatat të tjera, si kohëzgjatja e orarit të punës, pagesa e ditëve të punuara festive, pushimi vjetor i paguar, e drejta sindikale, pjesëmarrja e barabartë në negociatat kolektive, pajtimi dhe arbitrazha në rast të kontesteve në marrëdhënien e punës dhe aksionet kolektive si e drejta e grevës, Komiteti që të prononcohet kërkoi nga Qeveria e Maqedonisë informamcione shtesë, të cilat do të duhet të dërgohe në raportin e ardhshëm.
Roli i Komitetit Evropian për të drejta sociale është që të referohet për harmonozimin juridik të situatës në vendet, të cilat e kanë ratifikuar Kartën sociale evropiane, një nga dokumentet më të rëndësishme të Këshillit të Evropës.
Republika e Maqedonisë e ratifikoi Kartën sociale më 31 mars të vitit 2005. Karta sociale është sistem i mbrojtjes juridike me kontroll juridik të respektimit të të drejtave