Ky universitet ka arritur që të bashkëpunojë me universitete prestigjioze nga vendi dhe jashtë. Rektori Agron Reka, thekson se USHT-ja, në të ardhmen do ngritet edhe më tepër si në kapacitete kadrovike dhe hapësinore. Në manifestimin e sotëm, kanë marrë pjesë shumë mysafirë nga vendi dhe jashtë.
Universiteti Shtetëror i Tetovës, sot ka shënuar 16 vjetorin e themelit. Nga një universitet i kontestuar nga pushteti, USHT-ja aktualisht ka mbi 15 000 studentë, të cilët studiojnë në dhjetëra fakultete dhe degë.
Ky universitet ka arritur që të bashkëpunojë me universitete prestigjioze nga vendi dhe jashtë. Rektori Agron Reka, thekson se USHT-ja, në të ardhmen do ngritet edhe më tepër si në kapacitete kadrovike dhe hapësinore. Në manifestimin e sotëm, kanë marrë pjesë shumë mysafirë nga vendi dhe jashtë.
Edhe këtë vit akademik USHT e ka zhvilluar veprimtarinë e vet arsimore e shkencore në të dy ciklet e studimeve, studimet themelore dhe ato të magjistraturës gati në të gjitha fakultetet dhe programet studimore, në të cilat i kanë vijuar studimet mbi 16 000 studentë, të rregullt dhe me korrespodencë në studimet themelore dhe mbi 1000 studentë në studimet e ciklit të dytë.
Aktualisht përveç veprimtarisë arsimore shkencore që zhvillohet në 11 fakultete që zhvillohen në Kumanovë dhe Gostivar, Universiteti ynë organizon studimet e disperzuara në Shkup Strugë dhe Kërçovë, ndërsa nga ky vit akademik kemi filluar edhe me studimet e disperzuara edhe në qytetin e Dibrës tha Agron Reka, rektor i USHT-së.