E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Shqipëria është në grupin E dhe kundërshtarët e saj janë Finlanda, Qipro e San Marino. Ndeshjet zhvillohen në Tampere, ndërsa më 20 janar, në ora 18:00 (lokale), Shqipëria do të jetë përballë Finlandës. Më 21 janar, në ora 15:45 (lokale), Shqipëria do të jetë përballë Qipros dhe më 23 janar, në ora 13:45 (lokale), do të jetë përballë San Marinos.
Evropiani, zbardhet kalendari i ndeshjeve tė Kombėtares Shqiptare


Gjergji Mima

- Kombëtarja e futbollit të
sallës ka njohur kalendarin e aktivitetit të saj të radhës, të cilin e
ka në janar. Kështu përfaqësuesja kuq e zi e futbollit të vogël, nga
data 20 deri në 23 të muajit të parë të vitit 2011, do të marrë pjesë
në kualifikueset e Evropianit “Kroacia 2012”.

Shqipëria është në grupin E dhe kundërshtarët e saj janë Finlanda,
Qipro e San Marino. Ndeshjet zhvillohen në Tampere, ndërsa më 20
janar, në ora 18:00 (lokale), Shqipëria do të jetë përballë Finlandës.
Më 21 janar, në ora 15:45 (lokale), Shqipëria do të jetë përballë
Qipros dhe më 23 janar, në ora 13:45 (lokale), do të jetë përballë San
Marinos.

Të paktën dhe zyrtarisht objektivat e shpallura nga presidenti i
shoqatës kombëtare sportive të minifutbollit shqiptar, njëkohësisht
anëtar i Komitetit Ekzekutiv, Alfred Ziaj, janë kalimi i grupit në
turin paraeleminator dhe zënia e vendit të dytë ose të tretë në grupin
kualifikues të turit të parë.

Deri më tani, teksa Qipro dhe kombëtarja jonë kanë bërë gjashtë
ndeshje në Kupën e parë të Mesdheut, që u zhvillua në Tripoli, 1-10
nëntor, Finlanda ka zhvilluar dy miqësore; në tetor ndaj Maltës ka
fituar 7-0 dhe 10-0, kurse të martën e të mërkurën ka mundur dy herë
Irlandën, 5-0 dhe 8-2.

Ndërkaq Finlanda ka dhe dy miqësore, më 10 dhe 11 janar ndaj
Hungarisë, kurse San Marino është mundur nga Mali i Zi, thuajse para
një jave, 3-9 dhe 0-10.

Publikuar: 17.12.2010 | 20:43
Lexuar: 658 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime