Sipas Stefanovskit, monitorimi i KRD-së, i realizuar në lajmet e radiodifuzerëve në nivel shtetëror, tregon përfshirje të balancuar të fushatës edhe për zgjedhjet presidenciale edhe për lokale te televizionet "A1", "Kanal 5", "Alsat M" dhe te Radio "Kanal 77". Balancim relativ për zgjedhjet presidenciale, ndërsa jobalancim relativ për zgjedhjet lokale është vërejtur në programet e gjuhës shqipe dhe turke në TVM 2 dhe TV A2.
Mediat, me përjashtime të vogla, kontribuan në krijimin e fotografisë pozitive për zgjedhje në atmosferë demokratike para opinionit vendas dhe ndërkombëtar, vlerësoi sot kryetari i Këshillit radiodifuziv, Zoran Stefanovski, duke i transmetuar rezultatet e monitorimit të prezantimit zgjedhor medial nga dita e shpalljes së zgjedhjeve lokale dhe presidenciale deri në mbajtjen e tyre fundjavën e kaluar.
Sipas Stefanovskit, monitorimi i KRD-së, i realizuar në lajmet e radiodifuzerëve në nivel shtetëror, tregon përfshirje të balancuar të fushatës edhe për zgjedhjet presidenciale edhe për lokale te televizionet "A1", "Kanal 5", "Alsat M" dhe te Radio "Kanal 77". Balancim relativ për zgjedhjet presidenciale, ndërsa jobalancim relativ për zgjedhjet lokale është vërejtur në programet e gjuhës shqipe dhe turke në TVM 2 dhe TV A2.
"Është konfirmuar mbulim relativisht i pabalancuar i fushatës zgjedhore te televizionet TVM 1, Telma, Alfa, Kanal 5 plus dhe Sitel 3, Servisi i parë i radios së Maqedonisë dhe radio programeve në gjuhën shqipe dhe turke në Kanalin për bashkësi etnike", tha Stefanovski në konferencë për shtyp.
Ai shtoi se jobalancim më i dukshëm edhe në kuptimin kuantitativ dhe kualitativ është regjistruar në TV Sitel, që ka rezultuar me vendimin e KRD-së ta zgjerojë kërkesën fillestare me ngritjen e procedurës penale kundër televizionit për tërë periudhën e fushatës zgjedhore.
KRD-ja për tërë periudhën e fushatës ka ngritur pesë procedura penale dhe ka dërguar 18 vërejtje. Në dhjetë ditët e para të fushatës janë ngritur procedura penale për TV Sitel për shkak të mbulimit së pabalancuar të aktiviteteve të organizuesve të fushatës zgjedhore në suaza të servisit programor të emituar edhe për Nasha TV për shkak të mosrespektimit të të drejtave për emetim të reklamimit të paguar politik. Në dhjetë ditët e dyta të fushatës procedura penale janë ngritur gjithashtu kundër TV Sitel për shkak të publikimit të rezultateve nga anketimet e mendimit publik pas afatit të caktuar ligjor, si edhe për TV Zdravkin - Veles, për përdorimin e emisioneve të posaçme informative si formë për reklamim të paguar politik, dhe për TVM-në programi në gjuhën shqipe, për pjesëmarrje të redaktorit të televizionit në aktivitetet e një prej organizatorëve të fushatës zgjedhore.
Për shkelje të heshtjes zgjedhore, informon Stefanovski, KRD-ja ka ngritur procedura penale kundër TV Kanal 8 nga Koçani, Nasha TV - Shkup dhe TV Alfa - Shkup, ndërsa ka parashtruar edhe vërejtje deri te Servisi i parë programor i TVM 1 dhe deri te TV Sitel.
KRD-ja ka intervenuar me procedura penale për 10 radiodifuzerë edhe në periudhë para fillimit të fushatës, kur ngriti procedura të tilla kundër Kanal 5, Alsat M, TV Sitel, TV Sitel 3, TV A1, TV Art Artan, Vizhën BM Prilep dhe TV Amazon - Shkup.
Stefanovski në konferencë për shtyp informon se KRD-ja në 70 ditët e kaluar ka qenë e nënshtruar në shumë presione nga subjekte të ndryshme, por theksoi se ato nuk janë pasqyruar në punën e Këshillit dhe marrjen e vendimeve.
"I kuptojmë reagimet nervoze të disa mediave, të cilat me siguri janë rezultat i sanksioneve të cilat u ndërmorën ndaj tyre, për shkak të mosrespektimit të ligjit", tha Stefanovski./MIA/