E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ndaj raportit të Martit kanë reaguar edhe drejtuesit e shtetit shqiptar, presidenti Bamir Topi, kryeministri Sali Berisha dhe kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli
Reagime tė ashpra kundėr raportit tė Martit, Ahmeti: “Akuzat e pa baza”






Reagime të shumta në vend për raportin e parlamentarit zviceran Dik Marti, në të cilin kryeministri kosovar dhe kreu i UÇK-së Hashim Thaçi është akuzuar për trafikim të organeve njerëzore. Për kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti, raporti është shpifje dhe tendencë e keqe për të njollosur historinë e ndritshme të shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor. Ahmeti kërkon nga gjitha forcat demokratike vendore dhe ndërkombëtare të distancohen nga ky raportim i keq dhe tendencioz dhe nënçmues për të gjithë shqiptarët.

“Unë kam drejtuar letër edhe Këshillit të Evropës, miqve të mijë në komunitetin ndërkombëtar, ne distancohemi dhe nuk pajtohemi assesi me shpifje të ulta apo që ky raportues të njollos dhe përbaltë njërën nga faqet më të ndritshme të historisë dhe kombit tonë. Unë pres nga të gjitha forcat demokratike liridashëse me kapacitete humane që nga ky raport te distancohen, pres reagime njerëzore sepse të gjithë këto njerëz që apostrofohen apo përpiqen t’i njollosin kanë kontribuar për paqen e stabilitetin jo vetëm në vendin e tyre por në tërësi në rajonin e Ballkanit Perëndimor” tha Ali Ahmeti , kryetar i BDI-së.

Ndaj këtij raporti ka reaguar edhe DR-ja e Imer Selmanit . Akuzat e Martit DR-ja i vlerëson si një tendencë politike që nuk do të ketë sukses për të njollosur figurën e Hashim Thaçit dhe bijtë dhe bijat më të devotshme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. ”Kjo akuzë që një kohë të gjatë vjen nga qarqe të ndryshme destruktive pro-serbe, të cilat tani kanë arritur të manipulojnë edhe funksionarë evropian. I rikujtojmë të gjithë se lufta e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë një luftë e shenjtë që solli lirinë dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës, pavarësi e cila i solli paqe dhe stabilitet Ballkanit” thuhet në reagimin e DR-së.

Ka reaguar edhe SHVL-ja e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. “Fushatës së egër antishqiptare, e nisur nga Beogradi, e përkrahur nga armiqtë e kombit shqiptar, iu radhit edhe D.Marti, në kohën kur krahu i luftës për liri e pavarësi, mori mandatin e popullit të Kosovës, në zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe Shqipëria fitoi të drejtën e liberalizimit të vizave. Nuk ka forcë që mund ta njollosë emblemën e gjakut të lirisë së UÇK-së” thuhet në reagimin e SHVL-së së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Ndaj raportit të Martit kanë reaguar edhe drejtuesit e shtetit shqiptar, presidenti Bamir Topi, kryeministri Sali Berisha dhe kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli. Shkëlzen Aqifi, Alsat-M

Publikuar: 17.12.2010 | 22:18
Lexuar: 537 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime