Ylli brazilian i Milanit, Ronaldinho, është i hapur për një rikthim të mundshëm në Brazil te skuadra Palmeiras. Kështu thotë agjenti dhe vëllai i futbollistit, Roberto de Assis, shkruajnë mediumet italiane të enjten.

Ronaldinho 30-vjeçar ka kontratë me Milanin deri në verë, ndërsa skuadra "rossonere" ende nuk i ka ofruar një kontratë të re futbollistit.
Palmeiras ka bërë publik interesimin për Ronaldinhon javën e kaluar dhe duket se futbollisti brazilian do të shqyrtojë mundësinë që të kthehet në vendlindje. "Ronaldinho do të kishte dëshirë të kthehej në Brazil, pasi ka dëshirë që të fitojë trofet që i mungojnë. Titullin e Brazilit dhe Copa Libertadoresin", ka thënë Roberto de Assis.