E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Situata makroekonomike e vendit është më e mirë se sa fqinjët e saj në investime makropolitke, por vendi ka nevojë për të zvogëluar shpenzimet dhe për të menduar për të ardhmen”, deklaroi Lilia Burunçuk, drejtore e Zyrës së Bankës Botërore në Shkup.
Ekonomia e Maqedonisė, 86 vjet larg BE-sė





Nëse Maqedonia dëshiron ta arrijë ekonominë e BE-së, me këtë tempo, do t’i duhet një periudhë kohore 86 vjeçare. Kështu u shpreh drejtoresha e zyrës së bankës botërore në Shkup, Lilia Burunçuk, gjatë prezantimit në temën “Çfarë është e nevojshme për rritjen e ekonomisë”.

Ajo theksoi se për rritjen e ekonomisë është e nevojshme që të ketë ekonomi të hapur, stabilitet makroekonomik, ndarje të tregut dhe politika adekuate nga qeveritë.

“Situata makroekonomike e vendit është më e mirë se sa fqinjët e saj në investime makropolitke, por vendi ka nevojë për të zvogëluar shpenzimet dhe për të menduar për të ardhmen”, deklaroi Lilia Burunçuk, drejtore e Zyrës së Bankës Botërore në Shkup.

Përfaqësuesi i përhershëm i FMN-së në Maqedoni, Aleksander Timan tha se pret që vitin tjetër në vend të ketë një rritje të vogël të çmimeve të produkteve ushqimore, norma më të ulëta të interesit dhe rritje të sasisë së importit dhe eksportit.

Sipas FMN-së, investimet e huaja vitin e ardhshëm do të fillojnë të rriten gradualisht dhe në rritjen e ekonomisë maqedonase dhe kjo do të ndikojë edhe në uljen e normave të interesit të bonove të thesarit.

Publikuar: 18.12.2010 | 12:07
Lexuar: 543 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime