Ish-ylli i serisë "Melrose Place", Amy Locane, është paditur për vrasje dhe sulm pa paramendim me veturë pasi ishte përfshirë në një aksident fatal në fillim të këtij viti.
Ish-ylli i serisë "Melrose Place", Amy Locane, është paditur për vrasje dhe sulm pa paramendim me veturë pasi ishte përfshirë në një aksident fatal në fillim të këtij viti.
Aktorja e cila ka luajtur përkrah Johnny Depp-it në filmin "Cry-Baby", ishte duke vozitur në Nju Xhersi në qershor, kur kishte goditur një veturë gjatë një kthese. Helene Seeman, e cila ishte një ulësen për pasagjerë në veturën tjetër, ishte shpallur e vdekur në vendngjarje, derisa vozitësi Fred Seeman kishte marrë lëndime të rënda trupore.
Locane e kishte pranuar se kishte pirë disa gota verë para se të voziste. Dhe tani ajo zyrtarisht është paditur për vrasje dhe nëse shpallet fajtore, përballet deri në 30 vite burg për vrasje dhe 10 vjet burgim për sulm me auto.