Përfaqësues të Sektorit për punë të brendshme në Tetovë, i njoftuan të pranishmit me dispozitat ligjore për dorëzim të armëve pa leje si dhe me procedurën për aplikim për legalizim të armëve. Ata bënë apel deri te kryetarët e bashkësive lokale që të ndikojnë në ngritjen e nivelit të bashkëpunimit dhe komunikimit me policinë, në drejtim të rritjes së sigurisë dhe rendit publik.
Bashkëpunimi ndërmjet subjekteve kyçe për siguri të qytetarëve, dorëzimi vullnetari armëve pa leje dhe legalizimi i tyre, keqpërdorimi i materialeve piro-teknike dhe të shtënat në festa dhe ahengje familjare, ishin temat kyçe të cilat u trajtuan në takimin e përbashkët të përfaqësuesve të komunës, policisë dhe përfaqësuesve të bashkësive lokale.
Sekretari i komunës së Gostivarit Naxhi Xhelili, në diskutimin e tij potencoi mungesën e bashkëpunimit dhe komunikimit të Stacionit policor të Gostivarit, posaçërisht të komandantit Shuvaip Dalipi, me Komunën, duke nënvizuar se një situatë e këtillë ka refleksion evident në gjendjen e sigurisë në Gostivar e rrethinë.
Përfaqësues të Sektorit për punë të brendshme në Tetovë, i njoftuan të pranishmit me dispozitat ligjore për dorëzim të armëve pa leje si dhe me procedurën për aplikim për legalizim të armëve. Ata bënë apel deri te kryetarët e bashkësive lokale që të ndikojnë në ngritjen e nivelit të bashkëpunimit dhe komunikimit me policinë, në drejtim të rritjes së sigurisë dhe rendit publik.
Kryetarët e bashkësive lokale, deri te përfaqësuesit e policisë drejtuan kritika për prezencën e dobët të patrullave policore nëpër vendbanimet rurale, ku vjedhjet dhe krimet tjera janë në rritje e sipër.
Në fund të këtij takimi, u shpërndanë materiale propaganduese për rritjen e vetëdijes së qytetarëve në lidhje me keqpërdorimin e armëve dhe materialeve piro-teknike.