E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në Republikën e Maqedonisë ende janë të numërta shkeljet e të drejtave të qytetarëve, që do të thotë se shkalla e realizimit, respektimit dhe mbrojtjes së të drejtave të tyre nuk është në nivel adekuad, deklaroi në konferencën e sotme për shtyp Avokati republikan i Popullit Ixhet Memeti, duke e prezantuar raportin për punën e Avokatit të popullit për vitin 2008.
Avokati i Popullit e prezantoi Raportin pėr punėn nė vitin 2008















Në Republikën e Maqedonisë ende janë të numërta shkeljet e të drejtave të qytetarëve, që do të thotë se shkalla e realizimit, respektimit dhe mbrojtjes së të drejtave të tyre nuk është në nivel adekuad, deklaroi në konferencën e sotme për shtyp Avokati republikan i Popullit Ixhet Memeti, duke e prezantuar raportin për punën e Avokatit të popullit për vitin 2008.

"Ky është rezultat i faktit se edhe krahas angazhimeve deklarative, administrata publike mbetet e pareformuar deri në fund, ndërsa procedurat për realizimin e të drejtave të qytetarëve janë të komplikuara dhe i lodhin qytetarët dhe nuk u japin ndjenjë për siguri juridike", tha Memeti.

Ai shtoi se vetëdija për nevojën e respektimit të të drejtave të qytetarëve, si dhe për bashkëpunimin me Avokatin e ardhshëm të Popullit tek administrat publike ende nuk është në nivel të kënaqshëm dhe në segmente të caktuara ekziston mosdijeni dhe sjellje joprofesionale, si dhe joefikasitet në punë.

Memeti theksoi se edhe organet e vetqeverisjes lokale, si rezultat i shkaqeve objektive, por edhe subjektive tregojnë dituri të pamfjatueshme dhe joefikasitet në kryerjen e kompetencave të tyre dhe pamjaftueshëm bashkëpunojnë me Avokatin e Popullit.

"Mungesa e bashkëpunimit esencial dhe cilësor në institucionin Avokati i Popullit drejtpërdrejt ndikon në realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve në Republikën e Maqedonisë", theksoi Memeti.

Sipas të dhënave statistikore në vitin 2008, Avokati i Popullit ka punuar në 3.701 parashtresa, janë përfunduar 2.877 parashtresa, në 713 parashtresa janë konstatuar shkelje të të drejtave të qytetarëve dhe për to janë dërguar intervenime, 605 të intervenimeve janë pranuar, 75 janë në vijim, ndërsa për 33 raste Avokati i Popullit i ka shfrytëzuar të gjitha mjetet dhe i ka përfunduar në mënyrë tjetër.

"Në vitin 2008 Avokati i Popullit me përqindje ka përfunduar 77,74 për qind të parashtresave, ndërsa 22,26 për qind janë lënë për ripërpunim në vitin vijues", tha Memeti.

Institucioni Avokati i Popullit, siç theksoi Memeti, ende pret përgjigje për 30 raste nga komisionet qeveritare të shkallës së dytë, për 11 nga MPB-ja, për gjashtë nga Ministria e Arsimit, katër nga organe dhe organizata me autorizime publike, për katër nga njësitë e vetqeverisjes lokale, për katër nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe për tre nga Ministria e Shëndetësisë.

Avokati i Popullit në vitin 2008 ka konstatuar se drejtësia para gjyqeve ka qenë vështirë realizuese. "Parashtresat për jurisprudencën ende janë në vend të parë sipas numrit të tyre, ndërsa qytetarët tashmë kanë besim në realizimin e drejtësisë para gjyqeve", shtoi Memeti.

Duke folur për reagimin e policisë në zbatimin e ligjit, ai theksoi se është konstatuar rritje e vogël e numrit të parashtresave lidhur me veprimin policor, se ka raste të përdorimit tejmase të forcës fizike dhe mjeteve për dhunë, ndërsa sektori për kontroll të brendshëm dhe standarde profesionale ende pa cilësi i heton rastet.

Në burgjet, siç theksoi Memeti, është konstatuar se ka kushte joadekuate për qëndrim, stërngarkim, mbrojtje joadekuade shëndetësore, jooekipim kadrovik, punë joprofesionale, trajtim johuman i personave të dënuar, ndërsa edhe mëtej në këto institucione nuk ka sistem për risocializim.

Në vitin e kaluar deri te Institucioi Avokati i Popullit është rritur numri i parashtresave për dhunë ndaj fëmijëve dhe ato ende nuk janë prioritet. "Nuk ka të dhëna për numrin e fëmijëve të cilët nuk janë regjistruar në evidentimin amë", shtoi Memeti.

Sipas Avokatit të Popullit, nuk ka kushte për qasje të barabartë deri në arsim, gjegjësisht e drejta e arsimit në gjuhën amë realizohet me vështirësi të mëdha.

Duke folur për të drejtat konsumatore, Memeti theksoi se ata vitin e kaluar ishin në goditje dhe shtoi se EVN-ja vazhdon me shkyçje kolektive joligjore. "Janë konstatuar lëshime të shumta gjatë llogaritjes së çmimit të energjisë ngrohëse me mënyrën e re të llogaritjes", shtoi ai.

Avokati i Popullit për vitin 2009 parashtroi shumë rekomandime për nivel më të lartë të respektimit dhe mbrojtjes të të drejtave dhe liritë e njeriut, me qëllim që të mënjanohen gjendjet negative të konstatuara në shoqëri.

Raportin vjetor për punën e Institucionit Avokati i Popullit për vitin 2008, Memeti sot ia ka dërguar Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, që ta informojë për shkallën e realizimit, respektimit dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut në shtet. ff/bsh/MIA/

Publikuar: 26.03.2009 | 20:47
Lexuar: 927 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime