E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Shpresoj se Maqedonia së shpejti do të jetë pjesë e NATO-s, theksoi kancelarja gjermane Angela Merkel në fjalimin e djeshëm në Bundestagun kushtuar Samitit të ardhshëm jubilar të Aleancës.
Merkel shpreson qė Maqedonia sė shpejti tė hyjė nė NATO









"Shpresoj se në të ardhme e afërt anëtarësimi i Maqedonisë në NATO do të mundësohet dhe nuk do të dështojë për shkak problemit me emrin. Këtë e theksoj pasi që zgjerimi i Aleancës është i rëndësishëm dhe nuk duhet të vendoset në plan të dytë. Pikërisht ne gjermanët mirë e dimë se zgjedhja e lirë për inkuadrim është një e mirë e madhe. Nuk guxojmë të lejojmë dikush të vendos rregulla të veta përmes vetos dhe mendimeve të vjetra", tha Merkel.

Për integrim më të shpejtë të Maqedonisë në NATO, siç njofton Radio Dojçe vele - programi në gjuhën maqedonase, bëri përpjekje edhe socialdemokrati Ualter Kolbo.

"Nuk mundet për shkak kontestit me emrin, një anëtare e NATO-s ta bllokojë inkuadrimin e një vendi të vogël të rëndësishëm si Maqedonia, e cila kujdeset për integrimin e grupeve etnike, që bën aq shumë", theksoi Kolbo.

Merkel në fjalim u angazhua për riorientim strategjik themelor të NATO-s. Sipas saj, Aleanca në të ardhmen duhet shumë më tepër të bashkëpunojë me organizata të tjera, si KB-ja. Por, kjo nuk duhet të thotë se duhet të veprojë në nivel global, por të përqëndrohet në anëtaret e saj dhe detyrat të cilat duhet t'i ndërmarrin. Ajo pret në Samitin jubilar të përshëndeten anëtaret e reja Shqipëria dhe Kroacia dhe thekson se dyert e NATO-s duhet të mbeten të hapura edhe për Gjeorgjinë dhe Ukrainën./mia/


Publikuar: 27.03.2009 | 02:06
Lexuar: 388 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime