E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas autorit ish ambasadorit të Maqedonisë në Bruksel Prof Dr. Blerim Reka në këtë libër qartazi shpjegohet se proçesi i integrimit në BE nuk është një proçes teknik por para së gjithash një proçes gjeopolitik, brenda të cilit shteti sovran transformohej në shtet anëtar.
Promovohet libri “Gjeopolitika dhe teknika e zgjerimit tė Bashkimit Evropian” i prof. Dr. Blerim reka


Në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës (UET) është promovuar libri i Prof. Dr. Blerim Rekës “Gjeopolitika dhe teknika e zgjerimit të BE-së”. Zgjerimi i BE-së është çështje e zgjerimit të vlerave evropiane dhe më themelorja nga të gjitha është liria dhe solidariteti, toleranca dhe të drejtat njerëzore, demokracia dhe sundimi i ligjit. Libri u promovua në praninë e stafit akademik të Universitetit Europian të Tiranës.

Presidentja e UET znj. Teuta Dobi theksoi se kjo vepër shkencore sjell një vlerë të çmuar pasi në mënyrë të detajuar trajton dhe analizon proçesin e zgjerimit të BE-së, duke argumentuar dhe hulumtuar ngjarje të ndryshme dhe të turbullta në proçesin e historikut të gjeopolitikës të zgjerimit evropian e në veçanti duke u ndalur edhe në proçesin dhe politikën e zgjerimit të ardhshëm të Ballkanit Perëndimor në BE.

Sipas autorit ish ambasadorit të Maqedonisë në Bruksel Prof Dr. Blerim Reka në këtë libër qartazi shpjegohet se proçesi i integrimit në BE nuk është një proçes teknik por para së gjithash një proçes gjeopolitik, brenda të cilit shteti sovran transformohej në shtet anëtar. Përsa i përket proçesit integrues të Maqedonisë autori ka theksuar se porosia e Brukselit është e qartë. “Këtë e kam dokumentuar me shtatë valët e integrimit përkatësisht të zgjerimit të deritashëm të BE-së, dhe këtë e dëshmojnë edhe rastet e fundit të pengesave që bëhen në proçesin e zgjerimit”. Ai i ftoi pjesëmarrësit të merrnin për të analizuar vetëm rastin e Kosovës dhe të shihnin se ajo ishte viktimë e mosnjohjes nga 5 shtete anëtare të BE-së. Me fjalë tjera Prof Dr. Blerim Reka konsideron që teknika është e rëndësishme për secilin shtet aspirant për në BE por megjithatë proçesin e pranimit në BE më së shumti e udhëheq gjeopolitika.
Promovohet libri -Gjeopolitika dhe teknika e zgjerimit të Bashkimit Evropian- i prof. Dr. Blerim reka

Nëpërmjet këtij libri Reka analizon proçeset më të rëndësishme që kanë lënë gjurmë në zhvillimin e gjeopolitikës të zgjerimit evropian dhe duke u ndalur me detaje në sfidat, komplikimet, perceptimet, diskutimet dhe vendimet politike të zgjerimit apo rrugës së anëtarësimit në Bashkimin Evropian”. Ai theksoi se porosia e Brukselit për Maqedoninë është shumë e qartë si për anëtarësimin në NATO po ashtu edhe për BE-në, pa zgjidhjen e kundërshtive për emrin Maqedonia nuk mundë të shpresojë në ecjen përpara.”, theksoi Prof Dr. Blerim Reka.

Librat e këtillë janë të rralla shprehet reçezenti i librit Prof. Dr. Ylber Sela. Ai më tej ka theksuar se ky është një gërshetim i përvojës si ambasador, diplomat dhe personal i autorit Reka. Sipas tij libri “ka një peshë të madhe me përmasa evropiane që paraqet një punë të çmuar dhe të suksesshme të angazhimit akademik diplomatik dhe personal të autorit".

Një ekspertizë e plotë mbi gjeopolitikën dhe teknikën e zgjerimit evropian u paraqit për pjesëmarrësit nga Prof.Dr Ksenofon Krisafi si një vlerë e shtuar në këtë drejtim. Opsionet e paraqitura në libër janë verifikuar si kontribute në zhvillimet rajonale dhe një hap përpara në parashikimin e liberalizimit të lëvizjes së lirë dhe të konfigurimeve të reja gjeopolitike dhe më gjerë në skemën e sistemit ndërkombëtar.

Ish ambasadori Dr. Fatos Tarifa mori shkas nga trajtimi i interpolaritetit si koncept i ri në libër duke u shprehur pesimist për të ardhmen e BE-së duke përcaktuar si fat të organizatës shpërbërjen e saj. Roli i fuqive të reja globale në një botë që po ndryshon ishte temë e debateve dhe pikëpamjeve të ndryshme të shfaqura në këtë promovim.
Promovohet libri -Gjeopolitika dhe teknika e zgjerimit të Bashkimit Evropian- i prof. Dr. Blerim reka

Ish ministri i jashtëm Prof. Paskal Milo vuri në dukje që euroskepticizmi në rritje duhet shoqëruar me një perspektivë të qartë të integrimit të rajonit. Prof. Milo propozoi ngritjen në nivel të lartë të diskutimit shkencor për gjeopolitikën dhe efektet në zgjerimin e BE-së duke përfshirë studentë e përfaqësues të diplomacisë. Ai theksoi se “botimet e këtilla siç është ky i profesorit janë të rralla, dhe fakti që është botuar nga një shtëpi botuese me famë në Bruksel tregon qartë se libri ‘Gjeopolitika dhe teknika e zgjerimit kanë kaluar kufijt rajonal’”.

Libri është ndarë në katër kapituj dhe është vetëm një analizë e proçesit të zgjerimit të BE-së në dimensionin e tij gjeopolitik dhe teknik, e bazuar në hulumtimin katërvjeçar: 2006-2010 në Bruksel. Ky libër nuk është ditar ambasadori. Për të rrëfyer për diplomacinë, si për komunikim të arkivuar ndërkombëtar, kërkohet një distancë e domosdoshme kohore”.
Promovohet libri -Gjeopolitika dhe teknika e zgjerimit të Bashkimit Evropian- i prof. Dr. Blerim reka

Ky libër i ka kaluar kufijtë rajonal dhe ka një peshë të madhe me përmasa evropiane e cila paraqet një punë të çmueshme dhe të suksesshme të zhvillimit akademik, diplomatik dhe profesional të autorit. Ky libër është një këndvështrim i ri mbi politikat rajonale të zgjerimit të Bashkimit Evropian të Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë. “Është një vizion që mund ti parashtrohet si publikut të gjerë, akademikëve ashtu edhe dikastereve në të gjitha vendet e rajonit”. Në këtë takim u diskutua edhe arritja e bashkëpunimit konkret mes Universitetit Europian të Tiranës dhe Universitetit të Evropës Juglindore në Maqedoni në shkëmbimin e pedagogëve, studentëve dhe botime të përbashkëta.

Libri është botuar nga shtëpia botuese e njohur në Bruksel ASPECT. Reka është autor i 16 librave në këto fusha dhe i 60 studimeve shkencore të publikuara në gjuhët angleze, gjermane dhe spanjolle.

Publikuar: 19.12.2010 | 11:34
Lexuar: 764 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime