E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nëse në të ftohtë ndjeni dridhje të dhimbshme në gishtat e duarve dhe këmbëve, shpëtimin mund ta kërkoni në bimë mjekësore që nxisin qarkullimin. Studimet mjekësore kanë treguar se edhe disa ushqime të përditshme, siç janë specat e djegës ‘chilli’ e përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe kështu e zvogëlojnë ndjenjën e të ftohtit dhe të mërdhiturit.
Bimėt mjekėsore





Nëse në të ftohtë ndjeni dridhje të dhimbshme në gishtat e duarve dhe këmbëve, shpëtimin mund ta kërkoni në bimë mjekësore që nxisin qarkullimin. Studimet mjekësore kanë treguar se edhe disa ushqime të përditshme, siç janë specat e djegës ‘chilli’ e përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe kështu e zvogëlojnë ndjenjën e të ftohtit dhe të mërdhiturit.

Qarkullimi i mirë i gjakut është i rëndësisë jetike jo vetëm për ngrohtësi, por edhe për furnizim të indeve me oksigjen, glukozë dhe vitamina. Për fat të keq, në temperaturat e ftohta enët e gjakut tkurren, kështu që edhe qarkullimi dobësohet, ndërsa gishtat mund të bëhen të dhimbshëm dhe të shtangur”, sqaron dr. Sara Brever, autore e librit për të ushqyerit e shëndetshëm. Posaçërisht sugjerohen specat ‘chilli’ që përmbajnë kapsicinë, që zgjeron enët e gjakut dhe nxit nervat që të krijojnë ndjenjë të ngrohtësisë. Përveç ‘chillit’, mund të shërbejë edhe ushqimi tjetër i djegës.

Rozmarinë

Rozmarina vepron njëjtë sikurse ginko – forcon qarkullimin e gjakut dhe pastaj çliron materie mbrojtëse, që e ngadalësojnë plakjen. Rozmarina mund të shtohet në ushqim, të pihet si çaj bimësh apo në përzierje çaji. Është i dobishëm nëse vendoset si krem nga jashtë – kremi dhe vaji që përmban vaji eterik i rozmarinës nxisin qarkullimin e gjakut në atë mënyrë që qetësojnë dhimbjet në muskuj.

Xhenxhefili

Rrënja djegëse me prejardhje nga India shpesh është përbërës i çajrave kundër ftohjes dhe të vjellit. Materiet nga xhenxhefili i zgjerojnë arteriet dhe e përmirësojnë qarkullimin e gjakut. Zieni 30 gr xhenxhefil dhjetë minuta në ujë dhe pastaj e pini.

Ginko

Ky preparat e forcon qarkullimin e gjakut në duar, shputa të këmbës dhe në tru. Po ashtu, është i pasur me materie që mbrojnë enët e gjakut dhe e përmirësojnë kujtesën. Përdoret edhe si preparat për forcimin e potencës.

Hudhra

Hudhra është aq i suksesshëm në nxitjen e qarkullimit të gjakut, sa mund të kurojë edhe impotencën. Mjafton të hani katër flegra gjatë tre muajve. Hudhra hollon gjakun, ruan elasticitetin e arterieve dhe kapilarëve dhe nxit mikro-qarkullimin për 47.6 për qind, thonë studiuesit.

Publikuar: 19.12.2010 | 17:24
Lexuar: 896 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
Agim (03/07/2011 08:14:47) Ju falenderojme qe na jepeni njohuri per bimet qe ndihmojne ne kurimin e disa semundjeve,por desha me sakte nga ju qe te na shpjegohet me sakte emerin e bimeve se nuk i kuptojme te gjitha sipas dialektit te tyre.Une pershembull nuk e kuptoj se kujt i thone Xhenxhelili dhe Ginko,po te toni na i shpjegoni si munde ta njohim.Duke ju Falenderuar per mirkuptimin tuaj.
Selman Hasani (18/05/2012 10:53:07) Toni se Ginko eshte preparat, ky lloj gjendet ne farma****dhe si perdoret?

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime