E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nga përfundimi i Kreut të Këshillit të Evropës, Tjobjorn Jupland, “që kërkoi nga autoritetet ndërkombëtare që të bëjnë të pamundurën për të vendosur të vërtetën, duke shtuar se akuzat e raportit ose të konfirmohen, ose të hidhen poshtë përmes një hetimi”.
Raport qė vė nėn akuzė mbarė kombin




Xhavit Haliti

Mbaroi dhe raporti rreth komisionarit, Dik Marti në Komisionin e të Drejtave të Njeriut të Asamblesë Parlamentare të KE-së. Si pjesëmarrës në këtë debat, në cilësinë e anëtarit të delegacionit të Parlamentit të Kosovës, të ftuar në diskutimin e këtij raporti, kisha të drejtën dhe detyrimin të shpallja mendimin dhe qëndrimin, si përfaqësues i mandatuar i shtetit të Kosovës, ndaj akuzave tepër të rënda, të përshfaqura në të.

I bindur dhe i argumentuar në kundërshtimin e akuzave të paargumentuara të raportit, që u përcoll në media, mbajta parasysh dhe u nxita nga dy elementë:

Nga përfundimi i Kreut të Këshillit të Evropës, Tjobjorn Jupland, “që kërkoi nga autoritetet ndërkombëtare që të bëjnë të pamundurën për të vendosur të vërtetën, duke shtuar se akuzat e raportit ose të konfirmohen, ose të hidhen poshtë përmes një hetimi”.

Nga vazhdimësia e dukshme e sasisë dhe e llojit të akuzave, nga kujtimet e botuara të prokurores së Hagës, Del Ponte, te raporti i ish-prokurorit Martin.

Nisur nga përfundimi i hetimeve për të vërtetuar hamendjet e saj, miratova pa mëdyshje, duke iu bashkuar në anë të PDK-së thirrjes së Dik Martit për një hetim kompetent ndërkombëtar në vërtetim të akuzave të bëra në raportin e tij. Në këtë vazhdë ideje, si përfaqësues zyrtar i shtetit të Kosovës kërkova: Bashkëpunimin të plotë të autoriteteve kosovare në një hetim të tillë; mbështetjen e papargjykuar prej BE-së, SHBA-së dhe shteteve të tjera nga akuzat për UÇK-në, autoritet, që drejtojnë, dhe janë mandatuar ta drejtojnë sërish Kosovën; përfundimin e “tymnajës” dyshuese për njohjen masive të shtetit tonë nga bashkësia shtetërore ndërkombëtare si shtet.

Deri tani kam thënë të thënat: Më ka mbetur pa përmendur që, në një intervistë në Radio Evropa e Lirë, më 15 dhjetor, kam thënë që akuzat, e raportit në fjalë janë anti-UÇK Duke mos e përgënjeshtruar aspak vërtetësinë e kësaj thënie, që e kam bërë para se të njihesha me raportin, kam arritur në përfundimin :

UÇK-ja dhe figura me kontribut para dhe pas viteve 1998-2010-të, po përdoren si një “sebep” (mund të thuhet edhe shkak “fals”, pra jo shkak) për të atakuar dhe vënë nën akuzë ndërkombëtare gjithë faktorin shqiptar bazal në Ballkan.

Ky opinion ka qenë dhe mbetet themeli i vlerësimit tim më të parë, të cilit i qëndroi: Raporti i Dik Martit është tërësisht politik. Autori, jurist në shkollim dhe në karrierë, paraqet dokument akuzues jo ndaj një subjekti, organizimi, institucioni, qeverie, por ndaj një kombi, të ndarë e të njohur tashmë ndërkombëtarisht në dy shtete. Z. Marti, ish-prokuror, njohës dhe mbrojtës i ligjit, bartës i akuzës në mbrojtje të ligjit, paraqitet me një raport, që, sipas tij, nuk ka prova, pasi ato janë shkatërruese dhe mbështet në “dëshmitarët që nuk flasin pasi kanë frikë”.

Kërkesa e autorit të raportit nuk është gjë tjetër veçse një “klonim” i kërkesës dhe i akuzave të ish-kryeprokurores të Hagës, Karla del Ponte. Akuzat e saj u rrezuan. Jam i bindur se edhe prokurori apo vartës i Del Pontes, por tashmë me veshjen e “tagës”dhe autoritetit të Këshillit të Evropës do të ketë të njëjtin rezultat.

I gjithë ky proces u hap dhe u “përfundua” pa dalë ende rezultati përfundimtar i zgjedhjeve në Republikën e Kosovës. U hap dhe, “raporti” i ngritur mbi thashetheme të dëgjuara nga z.Marti, u miratua nga komisioni përkatës i Këshillit të Evropës. E miratova edhe unë, duke e proklamuar paraprakisht një raport politik, të paargumentuar faktikisht dhe juridikisht.

Në mbyllje të këtij shkrimi të sforcuar, që u detyrova ta bëj pas intervistës në “Radio Evropa e Lirë” dhe deklarimit në debatin e zhvilluar një ditë më pas, në Komisionin e të të Drejtave të Njeriut të Asamblesë Parlamentare të KE-së, pasi u njoha e lexova dhe e rilexova raportin e z.Marti, arrita në përfundimin që ky raport nuk synon aspak të atakojë udhëheqësit partiakë dhe shtetërorë të Kosovës (të rrjedhur nga lufta e UÇK-së për pavarësi), se sa të barazojë, paradoksalisht krimet e serbëve, sunduesve, me të shqiptarëve. Z.Marti bën mirë që shqetësohet e mbledh të dhëna nga burime, që nuk guxon t’i përmendë, kur nuk flet aspak për mijëra kosovarë shqiptarë “të humbur”, por mendoj se i tejkalon kompetencat e dhëna nga Asambleja Parlamentare e KE-së, kur në raportin e vet vë nën akuzë edhe Republikën e Shqipërisë.

Përmendja e figurave të njohura të shtetit të Kosovës, nën akuzë si ish-drejtues të UÇK-së (që fillimisht u cilësua si terroriste e, më pas, si aleate e NATO-s) në fund të vitit 2010-të është në mos e nxitur artificialisht është e motivuar politikisht. Për këtë jam i bindur, por për ndarjen mes tyre as nuk pretendoj dhe as nuk dua ta bëj.

Sidoqoftë, nga shqyrtimi i vëmendshëm i raportit të Martit, kam arritur në përfundimin, që vështirë ta ndryshoj. Ky raport është fund e krye i motivuar dhe i nxitur politikisht.

Që ai atakon, në dukje UÇK-në, dhe drejtuesit e saj, por, në fakt është një dokument anti-shqiptar, që akuzon shtetin e Kosovës dhe shtetin shqiptar, pra, një dokument që vë nën akuzë gjithë kombin shqiptar.

Që raporti i z.Marti është një nismë politike dhe jo juridike për të legjitimuar kriminelët e kërkuar serbë nga Gjykata e Hagës dhe për të lehtësuar apo shmangur fare kërkesën e BE-së për dorëzimin nga Serbia të kriminelëve të kërkuar botërisht nga bashkësia ndërkombëtare shtetërore.

Publikuar: 19.12.2010 | 19:37
Lexuar: 426 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime