E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Shaban Memeti, pas mbarimit të luftës në Maqedoni, kyçet në jetën politike të vendit, duke u bë pjesë e kryesisë së ngushtë të partisë Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), parti që doli nga lufta çlirimtare e vitit 2001. Aktualisht është anëtar i kryesisë qendrore të BDI-së dhe kryetari i degës së BDI-së për Komunën e Tearcës.
Intervistė me drejtorin e ISHP - Shkup, Shaban Memeti






Biografi e shkurtër e z. Shaban Memeti

Shaban Memeti është i lindur më vitin 1974, në fshatin Dobrosht, të Tetovës. Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes, gjegjësisht në shkollën “Faik Konica”, ndërsa shkollën e mesme në gjimnazin e Tetovës, “Kiril Pejçinoviq”. Studimet e larta për mjekësi të përgjithshme i mbaroi në Universitetin e Tiranës, ndërsa specializimin për kirurgji e përfundoi në Fakultetin e Mjekësisë, pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, Shkup.

Përgjatë kohës se ndjekjes se studimeve te larta, në periudhën kohore 1993-1999, nga Shqipëria aktivisht kontribuon në organizimin e luftës çlirimtare të Kosovës. Në vitin 2001, me fillimin e luftës në Maqedoni, ai emërohet komandat i përgjithshëm për mjekësi i Batalionit 1, Brigada 112 - “Mujdin Aliu”.

Pas mbarimit të luftës në Maqedoni, kyçet në jetën politike të vendit, duke u bë pjesë e kryesisë së ngushtë të partisë Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), parti që doli nga lufta çlirimtare e vitit 2001. Aktualisht është anëtar i kryesisë qendrore të BDI-së dhe kryetari i degës së BDI-së për Komunën e Tearcës.

Shaban Memeti, është i punësuar si kirurg në Klinikën për Kirurgji të Fëmijëve pranë “Qendrës Klinike Universitare - Shkup”, ndërsa njëkohësisht mban edhe postin e drejtorit te Institutit të Shëndetit Publik - Shkup.

YllPress: Çfarë është familja për ju?

Familja për mua është institucion thelbësor i edukimit, emancipimit dhe formësimit të personalitetit të një individi.

Shaban Memeti, (Paris 2010)
YllPress: Po shëndeti?

Duke ju referuar profesionit tim të mjekut, e them me plot kuptimin e fjalës se shëndeti është gjëja më e rëndësishme për njeriun.

YllPress: Cili është hobi juaj?

Nuk e di a mund t’i quaj hobi apo pasion, por basketbolli, futbolli dhe noti më flenë në zemër. Ndryshe, në moshën e rinisë kam qenë një basketbollist i mrekullueshëm. Pos sporteve, më pëlqen të shëtis në natyrë, të lexoj, të udhëtoj jashtë shtetit etj.

YllPress: Keni ndonjë vend apo ndonjë shtetet të preferuar?

Duke e lënë anësh modestinë, them se e kam shëtitur gati se krejt Evropën, por vendi apo shteti që më ka lënë përshtypje më shumë, padyshim se mbetet Franca.

YllPress: Çfarë ju bën të lumtur dhe çfarë ju bën të pikëlluar?

Karakteri i profesionit tim si kirurg është specifik, andaj kur një ndërhyrje kirurgjikale përfundon me sukses - kjo më bën të lumtur, ndërsa kur diçka shkon keq - kjo më pikëllon.

YllPress: Si e kaloni një fundjavë?

Fundjava për njerëz me funksione publike nuk është fundjavë e zakontë, nga që obligimet e shumta profesionale apo politike të pamundësojnë një komoditet të tillë. Por, kur nuk kam obligime profesionale apo politike, fundjavën e kaloj me familjen time, pranë dy vajzave të mia dhe prindërve.

Shaban Memeti, (Izrael 2010)
YllPress: Cili është ushqimi juaj i preferuar?

Unë preferoj ushqimin tradicional shqiptar, por edhe prodhimet e detit më pëlqejnë tepër, sidomos mishi i peshkut, kur është i freskët. Nga sallatat preferoj sallatën greke dhe sallatën me fruta deti.

YllPress: Çfarë muzike dëgjoni dhe cilat lloj filmash ju pëlqejnë?

Nuk kam ndonjë preferencë të theksuar për muzikën, por muzika që më fle më tepër është ajo folklorike dhe popullore. Ndërsa sa i përket zhanrit të filmave, preferencë e imja janë filmat aksion, komeditë dhe filmat me motive kombëtare.

YllPress: Cili është libri i fundit që keni lexuar?

Përpos literaturës shkencore për kirurgji, e cila vazhdimisht është nëpër duart e mia, kur kam kohë të lirë lexoj edhe vepra tjera artistike jashtë sferës profesionale. Libri i fundit që kam lexuar është romani “Unë jam e kuqja”, i nobelistit turk, Orhan Pamuk.

YllPress: Në momente të vështira sa e rëndësishme është për ju mbështetja e dikujt? A këshilloheni?

Çdo njeri kur kalon nëpër situata jo të mira, i duhet mbështetja e njerëzve të tjerë për të rimarr veten. Unë gjej mbështetje te familja ime dhe miqtë e mi.

YllPress: Ndonjë mesazh për lexuesit e YllPress.com?

Të gjithë lexuesve të Yllpress.com ju uroj sukses dhe shëndet në vitin e ri 2011 dhe arritje të synimeve të tyre.

Publikuar: 19.12.2010 | 20:22
Lexuar: 1716 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
Dielli (01/02/2011 23:50:05) Je i pa pare, je njesh fare!
Baci (01/02/2011 23:55:28) Interviste e mir, te lumt, krenohemi me ty mbar kombi shqipetar!
Besnik (02/02/2011 00:04:49) Doktori me i mire nder shqiptare. Sikur ne Klinike ne Shkup te kishte edhe tjere si Doki ne do te arrinim shume si komb. Definitiv ministri i ri i shendetesise se Maqedonise;
Inis (02/02/2011 00:06:38) Doki na ke ftoh me intervisten bravo bravo
Je nje mjek i forte, nje njeri human dhe nje politikan i dennje. BDI ka nevoje per ty.......
Jetullah (02/02/2011 00:07:52) o doktor na zbardhove ftajren. krenohet komuna e tearces me ty.
Jasmina (02/02/2011 00:09:23) Shaki, je teper i mire :D
Haki (02/02/2011 00:18:04) pershendetje doktor, na gezon qe je mire
Kurtlar Vadisi (02/02/2011 21:53:02) tung doki, flm qe me shtajne administrator :D
NAFI BAKII (04/04/2011 22:14:13) JU LUMTE DOKI..DOBROSHTI E GJITH MAQEDONIA KRENOHET QE JU KA..
Arberi (04/05/2011 02:48:56) njeri qe ne krye te deges tearces asnjeher nuk njohu humbje ... prandaj te gjith presim qe te jesh minister i shendetesis ne perberjen e re qeveritare...vetem perpara sukese dhe shendet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime