Unë jam shume lidhur me vendin tim. Eshte e vertete qe per mua, kalaja me madheshtine e saj, me ka perfshire ne ate boten e bukur dhe misterioze ,qe ajo fsheh dhe gjithmonë jam përpjekur te zbuloj ato mistere te cilat akoma për mua mbeten te pazgjidhura. Ndoshta kjo ka luajtur rol ne durimin dhe kureshtjen ,qe unë kam, për te zgjidhur çdo rast, sado i vështire te jete ai .
Mëngjeseve herët, kur sapo ngrihej nga shtrati në shtëpinë e saj ne qytetin e Gjirokastrës, Aida Shtino, asokohe fëmije, kishte frike se mos kalaja e lashte e qytetit ishte zhdukur. Një kuriozitete dhe frike njëherazi, qe ndoshta ishin karakteristikat qe e kane sjelle deri këtu ku ajo është sot,duke gërmuar vazhdimisht për persona te humbu, qe ne Shqipëri janë jo të pakte. Puna e saj dhuron jo vetëm sadisfaksion, por edhe lodhje, madje nuk mungojnë as kërcënimet, nga persona te përfshire në ngjarje qe nuk duan te zbulohen. Unë duhet te kem qene një nga ato gurët e kalasë, qe kane ndërtuar një opinion te mire dhe respekt për shqiptaret, thotë Aida ne lidhje me punën e saj si gazetare ne nje format te ngjashëm ne Greqi.
Ne shtetin fqinje asaj i është dashur te përballet edhe me forma te tilla diskriminimi si shqiptar etj, por ajo ka ditur ti kaloje me se miri. Tani çdo jave nga Tv Klan ne e shohim atë të derdhe lot trishtimi dhe gëzimi për çdo person te humbur.
Sa të humbur keni gjetur deri tani?
Ne baze te statistikave te kryera nga Fondacioni Njerez te Humbur, dhe patjeter dhe emisionit qe funksionon me po te njejtin emer, rezulton se nga 2600 persona te humbur, nr i personave qe kane kontaktuar me familjen, sepse dua te theksoj se misioni yne konsiston ne arritjen dhe qellimin kryesor, gjetjen e personave te humbur dhe deri ne këto momente, janë gjetur 700 persona.
Si ju tingëllon në vesh kur thonë për ju Aida e njerëzve të humbur
Me ben te ndihem mire, sepse ve ne dukje faktin se te humburit janë bere pjese e jetës time dhe njëkohësisht, me ve përpara një përgjegjësie e cila konsiston, ne një pune te vazhdueshme sistematike për arritjen e qëllimit kryesor.
Ju jeni shprehur se që në fëmijëri, kur ngriheshin në mëngjes, shihnin nga dritarja se mos kalaja e Gjirokastrës ishte zhdukur? Mendoni se ky tipar ju çoi drejt këtij emisioni apo ishte çështje fati?
Nuk mendoj se gjerat sot ne bote ndodhin thjesht për rastësi,apo është ceshtje fati ,gjithçka për mua programohet ose shtrohet rruga pastaj nëse përfundimi është i mire ose jo, kjo varet nga gabimet qe janë bere gjate rrugës...
Unë jam shume lidhur me vendin tim. Eshte e vertete qe per mua, kalaja me madheshtine e saj, me ka perfshire ne ate boten e bukur dhe misterioze ,qe ajo fsheh dhe gjithmonë jam përpjekur te zbuloj ato mistere te cilat akoma për mua mbeten te pazgjidhura. Ndoshta kjo ka luajtur rol ne durimin dhe kureshtjen ,qe unë kam, për te zgjidhur çdo rast, sado i vështire te jete ai .
Cila është gjëja më e vështirë në punën që bëni?
Te kerkosh persona te humbur, te zhdukur, eshte nje profesion qe shoqerohet me nje sere te papriturash te cilat ndikojnë drejtpërdrejtë, ne punën tone. Ne përballemi me situata shume te veshtira dhe njerez ,qe mund te kene pasur influence ne zhdukjen e personit, dha patjeter qe ata do te dëshironin, qe disa rruge te vertetash mos te hapeshin kurre...e keshtu, tabloja qe ata ofrojne është me reagime nga me te ndryshmet, duke filluar qe nga dhenia e informacioneve jo te sakta dhe shperqendruese, e deri tek kercenimet.
Na tregoni diçka për bashkëshortin dhe djalin tuaj
Mund te flas shume per ta... Fale tyre unë ndodhem sot ketu, sepse nuk do tia kisha dale kurrë, pa mbështetjen e tyre,pa dashurine e tyre, duke respektuar deshirat e mia, zgjedhjet qe bej, e patjeter mungesen time fizike...
A keni kohë të gatuani në familje. Jeni një amvisë e mirë?
Mundohem qe ta organizoj diten time ne nje forme te tille, qe te plotesoj dhe kete pjese te rendesishme.Mundohem te jem nje amvise e mire,me thëne te drejten nuk kam kohe te gatuaj, por mund te them se kur kam kohe dhe gatuaj, ate qe bej e bej me dashuri,sepse guzhina per mua eshte art.
Si fillon një ditë e zakonshme pune dhe si e organizoni atë?
Puna ime, nuk ka nje fund dhe nje fillim...Sepse une mes miqsh dhe te njohurish mundohem te marr mendime per kerkimet qe ne kryejme per raste te caktuara. Mengjesi ne zyre, fillon me kontrollimin paraprak te e-maileve qe mberrijne ne adrresen tone, ëëë.njereztehumbur.com , duke vijuar me diskutimin me stafin e gazetareve per te gjitha rastet e mberritura, me informacionet e mundshme qe kane mberritur,por dua te them se une asnjehere nuk e filloj diten pa pasur nje axhente përpara,pa organizuar diten time,sepse per mua koha eshte flori dhe cdo minute e ikur kot eshte humbje.
Çfarë ju pëlqen të bëni gjatë fundjavave?
Gjate fundjaves mundohem te shpenzoj sa me shume kohe me familjen time, dhe patjeter me miqte e mire qe me rrethojne.Me pelqen ta kaloj mbase ne periferi, mes miqsh dhe qete...
E konsideroni një disfatë kur një person i humbur nuk gjendet?
Kur per persona te caktuar, nuk ka fluks informacionesh, ose duket sikur nuk po vjen asgje per te,une nxitem ta kerkoj me shume , sepse mendoj se ka nje arsye per gjithcka, dhe patjeter edhe mungesa e informacionit, interpretohet nepermjet situates ku personi ka humbur.Pastaj ne punen tone nuk ka disfate,jo,disfata me e madhe eshte qe keta persona jane te humbur per familjet e tyre,kjo gje dihet,ne përpiqemi ne njefare menyre, te luajme rolin e nje hetuesi dhe per kete, duhet vetem durin dhe maturi, per te arsyetuar drejt situatat.
I përjetoni me dhimbje fatkeqësitë e të tjerëve? Shpeshherë ju kemi parë të derdhni lotë gjatë emisionit, qoftë momente të gëzueshme apo jo. Jeni tip emotiv?
Pavaresiht gjithckaje, me shume se sa me terma te percaktuar, une mendoj se cdo kush do te prekej, do te reagonte ne nje forme apo ne tjeter perballe ketij realiteti qe ka perfshire nje pjese te kosiderueshme te realitetit shqipetar.Une mbase e reflektoj, sepse jam dhe me prane tyre, e ndaj me ta ate cka ndjejne keta prinder, motra e vellezer qe nuk dine se ku mund te ndodhet njeriu i tyre me i dashur.
Cila është ajo gjë që ju sfidon vazhdimisht?
Me sfidon e panojura dhe e papritura...Ate qe askush nuk e kontrollon dot!
Jeni bërë ndonjëherë pishman ( për shkak të lodhjes) që po merreni me këtë mision?
Une mendoj se cdokush e ka te percaktuar fatin e tij.Perderisa une ndodhem pikerisht ne kete vend, eshte dikush qe e ka menduar mire kete...
Jo aspak nuk jam bere pishman ,pasi une e dashuroj punen time dhe e bej me shpirt e jo me te behem pishman....
Cila është ajo gjë që ju inkurajon në momente të vështira. A besoni te Zoti?
Ndjehem e forte sa here familjaret shprehin besim tek ne.Besoj tek Zoti sepse ai eshte ai qe vendos gjithçka,madje edhe egzistencen time....
Ju keni punuar edhe në Greqi, në një format të ngjashëm? Çfarë kujtimesh ruani nga kolegët dhe shteti helen? Mendoni se Greqia ju dha dorë në këtë aspekt?
Une kam pasur marredhenie te mira me te gjithe koleget atje, pavaresisht se dhe incidentet e vogla, me epitetin shqipetare, nuk kane munguar, mendoj se perderisa respektin e tyre e disponoj edhe sot, duhet te kem qene nje nga ata guret e kalase, per nje opinion te mire dhe respektiv per shqipetaret.
Patjeter qe puna aty, ka qene nje shkolle me vete dhe nje eksperience e forte, qe une sot e reflektoj ne pune.
Ju jeni nderuar me çmimin Qytetare Nderi e Gjirokastrës dhe me çmimin Simbol i vlerave humane. Çfarë domethënieje kanë për ju këto çmime mirënjohjeje?
Te marresh nje cmim Nderi, pikerisht nga vendi ku ti ke shume nostalgji dhe patjeter ke hedhur hapat e para, te ben te ndihesh e vleresuar.Per mua eshte nje motiv me shume, dhe nje mirenjohje per keta qyetetare qe me kane pare te rritem e qe me kane bere te jem sot, kjo qe une jam.Padyshim qe eshte nje pergjegjesi e madhe ,sepse ti duhet te ruash dhe te justifikosh besim e tyre, nderin qe ata me kane bere dhe per kete i falenderoj nga zemra, duke ju thene se kurre nuk do ti zhgënjej, te gjithe ata qe kane besuar dhe vazhdojne te besojne tek une.
Si reagoni me njerëzit në rrugë, që ju njohin dhe mund tju përshëndesin?
Has shpesh njerez, qe pavaresisht se nuk i njoh shprehin konsideraten e tyre, per emisionin.Me vjen mire qe keta njerez ,respektojne punen tone dhe patjeter qe mirepres cfaredo lloj verejtje ose komplilment.
Keni thënë ndonjëherë stop, u lodha?
Deri me sot nuk me ka ndodhur, sepse kjo eshte nje nga ato pune ku nuk duhet te dorezohesh asnjehere!
Cili rast i humbur ju ka emocionuar më shumë gjatë punës suaj?
Nuk ka ndonje rast te vecante pet t;u vene ne dukje, pasi te gjithe jane shqipetare, dhe te gjitha rastet jane unike ne thelb te kontekstit te tyre, duke filluar qe nga femijet e vegjel qe trafikohen, rrembehen ose perdoren per shitje organesh..., duke vijuar me vajza te reja dhe femra qe largohen nga Shqiperia pa deshiren e tyre, dhe patjeter dhe shqipetare te tjerete cilet nisen per nje enderr dhe nje jete me te mire, duke u larguar ne not, apo me lloj lloj formash, e qe nuk dihet se ku ndodhen, ku kane perfunduar....
Çfarë përparësish kishte kalimi juaj në Tv Klan, gjithmonë në lidhje me misionin që ju keni marrë përsipër?
Televizioni Klan eshte nje televizion kombëtar eshte nje televizion i madh me vizion te qarte dhe kjo te jep me shume liri veprimi dhe patjeter i jep nje mundesi me te madhe te gjithe personave ,qe mund te marrin nga te gjitha vendet e botes e te japin informacione per rastet qe ne paraqesim.
Ju ka mbetur diçka peng?
Jo!Sic e shpreha dhe me siper, asgje nuk ndodh pa nje arsye, dhe mendoj se Zoti, rezervon dicka me te mire, ne qoftese te heq dicka, dhe se per ty...ka plane me te mira.
Une zakonisht jam munduar qe tu shkoj gjerave deri ne fund ,t`ju jap kohe,ti provoj,qe pikërisht te mos vije ajo dite dhe te ndodhi kjo qe ju sapo me thate:Te kem dicka peng
Jo deri me sot, nuk kam asgje peng!
Koha Jone