Trajneri i Totenhemit, Hari Rednap është shprehur entuziast për sfidën kundër Milanit në kuadër të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.
Shorti është fantastik. Ne i gëzohemi kësaj përballje tejet tërheqëse. Milani është një skuadër me një histori të madhe në këtë garë, aktualisht kryeson në Serinë A dhe në përbërjen e vet ka futbollistë tejet cilësor.
Jemi të vetëdijshëm se para nesh është një sfidë e madhe, ka theksuar trajneri i Totenhemit, Hari Rednap, për të shtuar: Edhe para shortit kam thënë se nuk jam kundër që të luajmë me Milanin. Çdo skuadër ka dëshirë të luajë kundër skuadrave më të mira në botë, kurse kjo është edhe ajo që dëshirojnë ta shohin tifozët.
Na është dhënë rasti që në White Hart Lane të sjellim Milanin. Ndeshja e parë do të zhvillohet në San Siro më 15 shkurt, kurse më pas më 9 mars do të zhvillohet ndeshja e kthimit në Londër. Ndeshja e parë do të zhvillohet në San Siro më 15 shkurt, kurse më pas më 9 mars do të zhvillohet ndeshja e kthimit në Londër.