Shkalla e rritjes së BPV-së në tremujorin e katërt të vitit të kaluar, në krahasim me periudhën e njëjtë nga viti 2007, arrin 2,1 për qind.
Bruto prodhimi i vendit në Republikën e Maqedonisë në vitin 2008 është zmadhuar për pesë për qind, kumtoi sot Enti shtetëror për statistikë.
Shkalla e rritjes së BPV-së në tremujorin e katërt të vitit të kaluar, në krahasim me periudhën e njëjtë nga viti 2007, arrin 2,1 për qind. Rritje më të madhe në kuartalin e fundit vitin e kaluar është vërejtur në sektorët e Ndërtimtarisë (23%) dhe Hotelet dhe restorantet (9,4%).
Shpenzimi final i amvisërive, duke i përfshirë edhe institucionet joprofitabile të cilat u shërbejnë amvisërive, në tremujorin e katërt të vitit 2008, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2007, nominalisht është zmadhuar për 17,8 për qind, ndërsa pjesëmarrja e saj në strukturën e BPV arrin 85 për qind.
Pjesëmarrja e bruto investimeve në strukturën e BPV në tremujorshin e katërt të vitit 2008 është 23 për qind./mia/