E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Të dielën në Mal të Zi do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Ato i konvokoi koalicioni në pushtet i kryeministrit Millo Gjukanoviq.
Zgjedhje tė parakohshme nė Mal tė Zi






Të dielën në Mal të Zi do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Ato i konvokoi koalicioni në pushtet i kryeministrit Millo Gjukanoviq.


Opozita, e cila ka një reiting të ulët, ishte kundër zgjedhjeve, duke pohuar se tani në hovin e krizës botërore, nuk është koha për këtë. Mirëpo, Gjukanoviqi konsideron se shtetit do t’i nevojiten Qeveria dhe Parlamenti tërësisht funksional për rrugën drejt Bashkimit Evropian, ç’prej se tashmë është arritur marrëveshja që në dhjetor Mali i Zi të aplikojë për anëtarësim.


Mirëpo, opozita kritikon se qëllimi i pushtetit nuk është Bashkimi Evropian, por që të sigurojë rizgjedhje para se të ndjehen të gjitha efektet e krizës globale ekonomike. Sipas anketave të fundit, koalicioni në pushtet - “Koalicioni për Malin e Zi evropian” i Gjukanoviqit pritet që të fitojë më shumë se 50 për qind të votave.


Pas zgjedhjeve të fundit parlamentare në vitin 2006, partitë u morën vesh që zgjedhjet e ardhshme të mbahen deri në mbarim të këtij viti, por ato do të mbahen qysh pasnesër./alsat-m/

Publikuar: 27.03.2009 | 08:17
Lexuar: 766 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime