Java e kaluar, gjithashtu, kaloi në shenjë proteste e të punësuarve në transportin publik në Greqi, ndërsa më 15 dhjetor vendi ishte bllokua plotësisht.
- Problemet e banorëve të kryeqytetit grek vazhdojnë edhe sot, sepse me një forcë të re po intensifikohen protestat e të punësuarve në transportin publik kundër planeve të qeverisë për uljen e rrogave dhe për ristrikturimin e sektorit, kumtojnë mediat greke.
Në Athinë do të lëvizin vetëm autobusët, përderisa të punësuarit nga llojet e tjera të transportit rrugor do të dalin në grevë 24-orëshe.
Java e kaluar, gjithashtu, kaloi në shenjë proteste e të punësuarve në transportin publik në Greqi, ndërsa më 15 dhjetor vendi ishte bllokua plotësisht.
Të punësuarit në sektorin privat insistojnë në heqjen e masave, të kyçura në ligjin e miratuar javën e kaluar, që parasheh reforma në tregun e punës, ndryshime në politikën tatimore, që i mbështet sektorët të cilat janë të përfshirë nga recesioni ekonomik, dhe tatimimi i rrogave në ndërmarrjet shtetërore.