E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Republika e Maqedonisë si vend anëtar i KB-së ka marrë disa obligime të caktuara me Rezolutën nga viti 1995 dhe me marrëveshjen e përkohshme, të cilat urdhërojnë KB-ja përmes përfaqësuesit të vet special të jetë ndërmjetësues në tejkalimin e dallimeve bilaterale përmes dialogut midis Maqedonisë dhe Greqisë", theksoi ministri Milloshoski.
Kreu shtetėror: Dialog  pėr emrin nė kuadėr tė OKB-sė










- Kreu shtetëror ka qëndrime të harmonizuara, pozita të qarta dhe vendosshmëri se duhet të vazhdojë dialogu midis Maqedonisë dhe Greqisë nën patronazhin e KB-së. Ky është vendi më i mirë për mbrojtjen e parimeve të Maqedonisë, interesave kombëtare të Maqedonisë, si dhe të mundohemi të gjejmë mënyrë ta fitojmë besimin dhe vullnetin nga ana e Greqisë që të mund të bëhet një hap përpara.

Këtë e deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Antonio Milloshoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas promovimit të sotëm të publikimit "Udhëkryqe".

"Republika e Maqedonisë si vend anëtar i KB-së ka marrë disa obligime të caktuara me Rezolutën nga viti 1995 dhe me marrëveshjen e përkohshme, të cilat urdhërojnë KB-ja përmes përfaqësuesit të vet special të jetë ndërmjetësues në tejkalimin e dallimeve bilaterale përmes dialogut midis Maqedonisë dhe Greqisë", theksoi ministri Milloshoski.

Obligimet e ndërmarra duhet respektuar, ndërsa padia e ngritur kundër Greqisë para Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë, thotë, është krejtësisht tjetër nga bisedat të cilat udhëhiqen nën patronazhin e KB-së dhe ajo ka bazë juridike dhe dimension ligjor dhe nuk duhet të politizohet.

Në lidhje me iniciativën e BDI-së që ndërmjetësues ndërkombëtarë të ndihmojnë në arritjen e konsenzusit për këtë çështje bilaterale, ministri theksoi se nuk është njoftuar me një iniciativë të këtillë, por theksoi se Qeveria aktuale është e para e cila ka mundësuar përfshirjen e partnerëve më të rëndësishëm të koalicionit në zgjidhjen e kontestit midis Maqedonisë dhe Greqisë.

"Konsenzusi kombëtar nuk është çështje e lehtë, pasi që vetë kontesti i imponuar nga Greqia është mesatarisht i ndërlikuar. Vlerësoj se ajo që vetë kontesti keqpërdoret shpesh në kontekst politik për miratimin e pikëve afatshkurtra dhe afatgjata pamundëson debat publik serioz stabil dhe të pjekur për këtë çështje. Ndoshta kjo është mungesë e debatit tonë, të kulturës tonë politike", tha ministri i Punëve të Jashtme.

Pritjet e Milloshoskit për vitin 2011 janë Maqedonia të marrë datë për negociata për anëtarësim në BE, që i bazon në atë që Hungaria dhe Polonia si vende kryesuese të ardhshme me BE-në dhe së shpejti anëtare të saj, duhet të kenë ndjenjë më të madhe dhe kujdes më të madh për procesin e zgjerimit.

"Mendoj se opinioni i tyre, opinioni i tyre politik dhe medial nuk ngarkohen dhe aq me disa tabu tema të caktuara dhe me paragjykime të caktuara lidhur me zgjerimin siç është rast te disa vende të tjera në BE dhe prandaj vlerësoj se 2011 do të mund të jetë vit në të cilin zgjerimi do të merrte kujdesin e merituar. Nuk dëshiroj t'i nënçmoj kokëdhembjet e brendshme dhe problemet me të cilat ballafaqohet BE-ja veçanërisht në kuadër të eurozonës, krizës monetare dhe çështjen e deficiteve serioze buxhetore të cilat nuk do të tejkalohen për një kohë të shkurtër dhe do të vazhdojnë ta marrin kohën e vendeve anëtare të BE-së", tha shefi i diplomacisë.

Ai paralajmëroi se Maqedonia do t'i vazhdojë aktivitetet diplomatike dhe kontaktet me vendet partnere evropiane dhe miqtë.

I pyetur për pozitën e Izraelit pas njohjes siriane të emrit kushtetues të Republikës së Maqedonisë dhe mbështetjes së Maqedonisë për Damaskun gjatë votimit për rezolutë në KB, Milloshoski theksoi se Maqedonia dhe Izraeli kanë marrëdhënie të shkëlqyera, të vendosura në baza të shëndosha që nuk mund t'i rrezikojë cilado çështje tjetër pa dallim nëse është me karakter bilateral apo multilateral.

Maqedonia si vende-anëtare në KB, thotë shefi i diplomacisë, ka të drejtë të shprehet për rezoluta të caktuara dhe në këto suaza kur ekziston qëndrim i harmonizuar i vendeve anëtare të BE-së, i bashkohet këtij qëndrimi. Në rastet, kur ka qëndrime të ndara për ndodnjë rezolutë atëherë Maqedonia në pajtim me interesat e saja kombëtare përcakton se si do të prononcohet.

Milloshoski shprehu kënaqësi nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Sirinë nën emrin kushtetues, që sipas tij, hap mundësi për bashkëpunim bilateral veçanërisht në sferën e tregtisë dhe ekonomisë.

Publikuar: 20.12.2010 | 11:22
Lexuar: 292 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime