E enjte, 18.09.2014
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Quhet Arita Fejzullahi, me prejardhje nga Gostivari i Maqedonisë, e lindur dhe e rritur në Norvegji. Ka fituar shumë kurora bukurie ndërsa një kohe është marr edhe me muzike, por ajo është edhe tekstshkruese. Se fundi ka fituar një kontrate pune për një film me përmasa te mëdha botërore ku protagoniste kryesore do te jete ajo.
Arita: Ndihem krenare qė jam shqiptare





















Quhet Arita Fejzullahi, me prejardhje nga Gostivari i Maqedonisë, e lindur dhe e rritur në Norvegji. Ka fituar shumë kurora bukurie ndërsa një kohe është marr edhe me muzike, por ajo është edhe tekstshkruese. Se fundi ka fituar një kontrate pune për një film me përmasa te mëdha botërore ku protagoniste kryesore do te jete ajo. Ne bashkëpunim me disa producent filmik i ka hyre kësaj pune duke menduar qe do ketë sukses pasi vajza është shume e talentuar. Bukuroshja shqiptare qe fillon te behet e famshme me gati ne tere boten, për bukurinë që ka ndryshe të huajt e krahasojnë me Marilyn Monroe' shqiptare. Për shume gjera rreth filmit dhe karrierës se saj si aktore ju flet ne vazhdim vet Arita, ekskluzivisht për gazetën elektronike Yll Press.


Intervistoi: Blerand Rexhepi


Përveç modelimit, një kohe te shkurte jeni mare edhe me muzike, por tashme muzika nuk zë vend ne agjendën tuaj dhe si duket jeni futur fushës se aktrimit, arsyet ?


Mendoj qe talenti im për aktrim dhe muzike është e lindur. E falënderoj Zotin për ketë talent dhe familjen time për përkrahjen e tyre, gjithashtu edhe dy menaxherët e mi Bujar Hasanin dhe Charls Backsoon qe e kane pare dhe e kane ditur qe talenti im nuk është vetëm muzika dhe moda, thjesht dua te provoj dhe ato qe me kane zgjedhur për rolin kryesor ne film kanë pare diçka speciale tek unë, mendoj se çmimi Miss Kinemaja ne Miss Shqipëri 2008 me ka hapur shume rruge qe te hy dhe ne boten e aktrimit. Me pëlqen arti dhe mendoj qe kur e ka njeriu talentin pse mos te merret dhe me atë gjë.


Arita Fejzullai



Mendoni se e gjeni veten me mire ne aktrim ?

Faktikisht si thash jam e lindur me ketë talent dhe mendoj qe e gjej veten dhe ne muzikë dhe ne mode si modele por dhe ne film pse mos e provoj ne te gjitha këto, s'më duket e vështire fare, duhet vetëm te dish se çfarë do ne jete, mendoj qe jep maximumin për ta arritur dhe atë kulm. Por dashuria nuk harrohet, gjithmonë gjej kohe për te dashurin qe e dua me se shumti ne bot.

Kush ua ka besuar rolin kryesor ne kete film ?

Ka qen një casting këtu ku me thirri menaxheri im Charls Backsoon dhe menaxheri P.Diddyt, Harve Pieere, Harve kishte marrë informacione nga Diddy qe kërkohet një aktore për ta bere rolin e filmit me titull "The best kisser". Me informuan mua, e kam lexuar skenarin me pëlqeu dhe rash dakord te behem pjese e ktij filmi. Disa dite me pas Harve kishte pyetur aktorin tone te mirënjohur Jon Belushin a e njeh Arita Fejzullahun? Ai kishte thëne nëse me tregon ndonjë foto ndoshta e njoh si figure se e kam dëgjuar emrin e saj. Harve ia kish tregu njërën nga foto e mia qe kam fituar Miss Cinema dhe konkurrimet te tjera kishte thëne: kjo është ajo vajza qe disa kolege te mi amerikan kane thënë qe e ka ringjallur Marilyn Monroen me bukurin e saj dhe qe artin e ka te lindur dhe nuk është diçka artificiale.

Sipas informatave filmi është me përmasa botërore, do te xhirohet ne Paris, NewYork dhe Los Angelos, sa buxhet ka ky film dhe sa është honorari juaj ?

Buxhetin nuk do e komentoj unë dot por është me përmasa botërore dhe është një film qe do te merr pjese ne gjitha festivalet filmik, shpresojmë.


Arita Fejzullai




Jeni e kënaqur me ketë bashkëpunim dhe kush ju shtyri qe te pranoni ?[/b]

Jam shume e kënaqur me ketë bashkëpunim. Mua me shtyri mendja ime se s'kam frike te marr shancën te bej diçka te tille kjo është një shance qe vjen një here ne jete dhe me pëlqen shume qe me kane zgjedhur mua faktikisht.

Mendoni qe me kete projekt do kaloni kufijtë e njohjes dhe do beni fame ne Europe dhe jashta saj ?

Une tashme jam e njohur ne Europe dhe ne SHBA për titujt si: Miss dhe modele, Sean John dhe te ndryshëm, sapo kam mbaruar 2 muajt e mi ne Milano dhe Paris për Cavalli dhe Prada, Donna Karen, Marko Mucarelli, Dsqaure dhe te ndryshëm. Dhe ne boten e muzikës por mendoj qe filmi do te behet me fame Europiane dhe jashtë sepse është një histori e vërtete, thjesht janë dy persona qe me talentin e tyre, vajza modele dhe djali avokat dy bota te ndryshme, mendoj është mirë qe njeriu kur arrin kaq shume mos i harron dhe ato qe kanë pasur si mbështetje apo dashuria e tyre rreth kohesh qe ato janë bere te famshme ose para se te bëhen te famshme se ato persona qe te kane mbështetur ne fillim do jene aty ne vazhdim duke te mbështetur, i falënderoj dhe jam krenare, kurse nuk do harroj nga vi dhe qe jam e lindur këtu me dorën ne zemër ndihem krenare dhe gjithkund ku shkoj them qe jam shqiptare .



Arita Fejzullai



Marissa Miller-i si rol kryesor ne film, protagoniste e te cilit je edhe ti, ajo modele e famshme me përmasa botërore, sipas skenarit ka diçka te ngjashme me Aritën ?

Unë si Marrisa Miller përshtatem shume ne skenarin, e gjej veten shume sikur te ishte shkruajtur për mua ky rol. Sipas skenarit, Marrisa Miller ne film është një vajze bionde e bukur, sytë brune e larte dhe modele e kërkuar, gjithkund mbizotëron stressi, dashuria këtu gjithashtu luan një rol i madh se si është te arrish kulmin e modës apo famën . Te ngjashme nga skenari kemi qe dyjat jemi modele kemi te madh dhe kërkohemi gjithkund ne boten e modës. Ky film s'do te jete i fundit qe do jem unë, pasi ky është veç fillimi. Me tutje do te behet nje film ne muajin shtator te 2009-es qe është film shqiptaro-amerikan ku rolin kryesor do luaj Mr. Belushi, si babai im. E kane menduar Harve Pieer dhe Charls Backsoon qe do behet film për shqiptaret qe kanë emigruar ne Amerik dhe si është jeta ne Amerike, si e ruajnë traditën shqiptare, gjuhen, do ketë muzikë shqiptare, kostume tradicionale dhe pak a shumë një darsem e vogël shqiptare. Nuk mbaron me kaq, kam te drejtën nga Charls Backsoon qe t'ju tregoj se moda, muzika, aktrimi janë vetëm pakica qe e bej unë, por tani e kemi vendosur qe do firmoj edhe parfumin tim me titull "Arita Fejzullai Special", parfumi special do ketë arome te tërhequr, arome dashurie per me shume do te le surprize. Gjithashtu them qe kam shkruajtur edhe dy këngët e filmit vet ne dy gjuhe ne gjuhen shqipe titullohet "Dy bota te ndryshem " ndërsa ne gjuhen angleze titullohet "2 different ëorlds". Një surprize për te gjithë qe me kane zgjedhur "Sexy celeb dhe Model of the year" qe ne Sthlm te Suedis mbahet Fashion party për mua ketë jave, plus qe me kane zgjedhur te bej një Marilyn Monroe foto shoot.

Foto nga Arita Fejzullai



Arita Fejzullai



Arita Fejzullai



Arita Fejzullai



Arita Fejzullai



Arita Fejzullai



Arita Fejzullai ne diten e Flamurit



Arita Fejzullai me veshje nuserie

Publikuar: 28.03.2009 | 05:47
Lexuar: 18022 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
Arta (15/11/2009 01:51:24) katastrof mi ke dal oj buqo
anxhelina (31/01/2010 04:55:05) moj aki pasaqyre ti oj goce moj ti nuk qenke aspak e bukur a ncncncnc o zot njeri te shemtune me i thane e bukur njese e mir qenke joedhe aq e shemtune por me fitu naj gare nuk eshte a sorry sis
demokrat (03/02/2010 22:20:09) shum e bukur koke edhe paske shum foto tbukra suksese veq per para klm
gzim (14/03/2010 19:56:16) pershendetje po kisha pat deshir mema dhen imeell add se shum e buker po dukesh
liridona vlore (06/05/2010 19:45:49) je si zemer you are beautiful girl amoreeeee
armendi (15/05/2010 16:59:41) tung se ju me bukur ne bote
omer (20/08/2010 04:23:05) shumm nicee je njė e persosur ;) suksese
besim (31/10/2010 20:44:46) shum e bukur dhe at simpatike
art (26/01/2011 18:16:41) e bukur ska fjale... veq mos te kishe fillu me kendim se nuk po te shkojke hiq.....
lori (02/08/2011 22:25:44) shum nice.... veq vazhdoni qeshtu
venera jaha (22/08/2011 16:34:56) valla vajzat shqiptare ne pergjithesij jan shum te bukra ama ti e veqant ate lumt veq vazhdo para te lumt bravo une po krenohem me ksi bukuroshe a
sorry mama (11/05/2012 16:48:15) bitch cow

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime