Këtu para së gjithash duhet ta cek kontributin e madh të Komunës së Cairit e cila në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse për mbrojtje dhe komunat e vëllazëruara në Turqi realizoi projekte të rëndësishme mbi momumentet e periudhës osmane.
Zëvendës kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Abdilaqim Ademi sot ( e hënë 20.12.2010) ka marrë pjesë në simpoziumin Trashëgimia kulturore e periudhës osmane që u mbajt me rastin e ditës së arsimit në gjuhën turke në Republikën e Maqedonisë 21-dhjetori. Në fjalimin e tij, zëvendëskryeministri Ademi. Në fjalimin e tij para të pranishmëve Ademi theksoi se në Maqedoni është ruajtur numër i konsiderueshëm i dëshmive materiale nga kultura islame që në vendet tona vjen me osmanlinjtë. Nga kjo periudhë janë të ruajtura rreth 200 monumente kulturore të palëvizshme të cilat janë të mbrojtura me ligj, prej të cilave më tepër se 40 janë fetare përkatësisht objekte fetare ose xhami. Trendi i ruajtjes së këtyre monumenteve përkatësisht valorizimi dhe mbrojtja me ligj intensivisht vazhdon në kuadër të programës qeveritare përkatësisht Ministrisë së kulturës theksoi Ademi. Ai shtoi se Qeveria e RM-së kujdeset për ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore që daton nga periudha osmane. Në simpozium ishin të pranishëm edhe zëvendëskryeministri Vasko Naumovski, ministrat pa resor Hadi Nezir dhe Nezhdet Mustafa, përfaqësues të sektorit civil dhe shumë mysafirë tjerë.
Në vazhdim në tërësi fjalimi i zëvendëskryeministrit Ademi në simpoziumin
Trashëgimia kulturore e periudhës osmaneqë u mbajt sot në Shkup
Të nderuar të pranishëm,
Trashëgimia kulturore osmane paraqet një prej përfitimeve të jashtëzakonshme të civilizimit në Republikën e Maqedonisë. Ajo kulturë si një segment jo i tërthortë i trashëgimisë së përgjithshme kulturore jo vetëm të shtetit por edhe I Ballkanit, me specifikat dhe atributet e veta gjithmonë paraqet interes aktual dhe të pashmangshëm.
Në Maqedoni është ruajtur numër i konsiderueshëm i dëshmive materiale nga kultura islame që në vendet tona vjen me osmanlinjtë. Nga kjo periudhë janë të ruajtura rreth 200 monumente kulturore të palëvizshme të cilat janë të mbrojtura me ligj, prej të cilave më tepër se 40 janë fetare përkatësisht objekte fetare ose xhami. Trendi i ruajtjes së këtyre monumenteve përkatësisht valorizimi dhe mbrojtja me ligj intensivisht vazhdon në kuadër të programës qeveritare përkatësisht Ministrisë së kulturës.
Në shumë elemente trashëgimia kulturore e periudhës osmane është një kompozim universal dhe funkcionalisht në pajtim si nga aspekti arkitektonik , ashtu edhe nga aspekti kulturor. Për atë kjo trashëgimi paraqet pjesë e trashëgimisë së përgjithshme kulturore të Evropës dheme të me të drejtë krenohen të gjithë popujt që jetojnë në Maqedoni sepse hapja e saj ndaj karakteristikave të të gjitha etnikumeve gjatë shekujve është e pranishme në trojet tona.
Monumentet e kulturës nga periudha osmane ne Maqedoni karakterizohen me shumë shumë vlera të larta estetike, arkitektonike, krijuese dhe artistike. Xhamia e Mustafa pashës dhe Kurshumli An-i në Shkup, xhamia e larme dhe Arabati Baba Teqe në Tetovë, xhamia Ishakija në Manastir dhe xhamia e Husamedin pashës në Shtip jo vetëm që i mahnitin dhe nuk I lënë indiferent vizitorët por të barabartë hynë në listën e trashëgimisë kulturore botërore.
Për dallim nga kohërat tjera, sot në mënyrë të konsiderueshme janë përforcuar tendencat dhe përpjekjet për ruajtjen autentike të vlerave kulturore osmane në Maqedoni. Sidomos ajo bëhet në mënyrë institucionale nga ana e institucioneve kompetente për mbrojtjen e këtyre monumenteve. Edhe përpos vështirësive objektive dhe problemeve ekonomike, Qeveria e RM nëpërmjet institucioneve përgjegjëse e sidomos edhe nëpërmjet pushtetit lokal në periudhën e kaluar ka bërë shumë në këtë drejtim. Projektet e shumta për ruajtje dhe restaurim të përgatitura nga institucionet për mbrojtje janë realizuar edhe me mbështetje nga institucionet ndërkombëtare përkatësisht nëpërmjet ambasadave të shteteve të ndryshme në Maqedoni. Në këtë drejtim do ta kisha përmendur edhe kontributin e Agjencitë turke për zhvillim dhe koordinim TIKA e cila e mbështet restaurimin e xhamisë së njohur të Mustafa Pashës në Shkup.
Nga intervencat në dy vitet e fundit mbi monumentet e kulturës nga periudha osmane, nëpërmjet buxhetit të Qeverisë së RM-së do ti përmendi intervenimet vijuese: rekonstruimi dhe restaurimi I Kalasë së Tetovës, muret dhe portat e Arabati Baba teqes, konservimi i pikturave në murr të Xhamisë së larme në Tetovë, si dhe kullimit të themeleve të saj, plotësisht është restauruar Konaku i vjetër I begut në Tetovë, është ripërtërirë Amami i Tetovës dhe Amami i Daut Pashës në Shkup, pastaj posta e vjetër e Osmanëve në Strumicë, amami në Dojran, në fazë të realizimit apo të projektimit janë xhamia Ishakija në Manastir, xhamia në Tabanovcë të Kumanovës, amami i vjetër në Dibër, ura në Zhelinë, amami në Ohër, kah fundi janë intervenimet në Konakun e Avzi pashës në Shkup dhe shumë aktivitete të ngjashme.
Këtu para së gjithash duhet ta cek kontributin e madh të Komunës së Cairit e cila në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse për mbrojtje dhe komunat e vëllazëruara në Turqi realizoi projekte të rëndësishme mbi momumentet e periudhës osmane.
Angazhimi fisnik i Qeverisë për ruajtje të trashëgimisë kulturore osmane me të cilën identifikohen gjithë qytetarët e RM edhe më tej do të vazhdon për cka dëshmon edhe buxheti i vitit 2011 si dhe projektet të cilat presin realizimin e vet. Vetëdija për mbrojtje edhe më tej duhet të ngritet dhe zhvillohet në drejtim të asaj që paraqet pjesë e trashëgimisë kulturore nacionale por edhe universale.