E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Më shqetësuese se vetë dhuna fizike është satanizimi i shqiptarëve nga bashkëqytetarët e vet që tashmë po zbatohet me mënyra të sofistikuara në fushën e kulturës, trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore dhe në arenat sportive maqedonase.
Albanofobia e pafund













Një grup studentësh Maqedonas po protestonte në mënyrë të qetë kundër ndërtimit të kishës ortodokse në sheshin e qytetit të Shkupit. Një grup tjetër Maqedonas, që përfshintë klerikë, po protestonte kundër grupit të parë. Grupi i dytë, po e ofendonte grupin e parë me thirje të zëshmë "SHIPTARI, SHIPTARI". Më në fund, grupi i dytë e sulmoi grupin e parë dhe protestat e të dy grupeve përfunduan me përleshje fizike. As LSDM e as VMRO DPMNE nuk e dënuan këtë shprehje të ultranacionalizmit në qendër të Shkupit

Më shqetësuese se vetë dhuna fizike është satanizimi i shqiptarëve nga bashkëqytetarët e vet që tashmë po zbatohet me mënyra të sofistikuara në fushën e kulturës, trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore dhe në arenat sportive maqedonase. Menduam që satanizimi i shqiptarëve përfundoi në dhjetëvjeçarin e kaluar me parullat si "Dhoma gazi për shqiptarët" dhe "Shqiptar i mirë është vetëm shqiptari i vdekur".

Incidenti i djeshëm dëshmoi albanofobinë e skajshme te një pjesë e bashkëqytetarëve tanë maqedonas. Kjo kishë po ndërtohet me të hollat e taksapaguesve, duke përfshirë ato shqiptar, turk, boshnjakë, romë, maqedon mysliman, që përbëjnë gjysmën e popullatës së vendit. Cila Xhami është ndërtuar me mjete buxhetore? Akoma më skandaloze është se kjo kishë po ndërtohet mbi pllakën përkujtimore për shtëpinë e nobelistes shqiptare Nëna Terezë.

Nga ana tjetër, Qeveria zhvendos shtëpinë e Nënës Terezë, ndërton kishë ortodokse në vend të saj, refuzon rindërtimin e Burmali Xhamisë, inauguron me dhjetëra objekte vetëm me bekimin e kishës ortodokse edhe mbi themelet Ibni Pajko Xhamisë. Kjo mospërfillje e skajshme është një porosi shumë e fuqishme që i drejtohet bashkëqytetarëve të saj jomaqedonas dhe jo-ortodoks. Shtëpinë e operës, bibliotekën kombëtare, shumë rrugë dhe shkolla, etj, do t'i frekuentojnë vetëm Maqedonasit orthodoks?

Proekteve monoetnike, siç ishte ligji për natalitet, ju tha STOP edhe Gjykata Kushtetuese, ndërsa të gjithë qytetarët dënuan turnet dhe dhunën etnike në Strugë, por për fat të keq, Qeveria po injoron të gjitha përpjekjet për ndërtimin e një shteti multietnik, multikonfesional dhe multikulturor.

Ne, shqiptarët e zgjuar të Shkupit dhe së shpejti edhe të Maqedonisë, dënojmë ashpër këto veprime dhe ftojmë të gjitha organizatat e shoqërisë civile, Bashkësinë Fetare Islame, Kishën Katolike, intelektualët, profesorët univerzitarë, studentët, dhe të tjerë që të na bashkangjiten në ngritjen e zërit kundër fushatës diskriminuese të Qeverisë.


Me respekt,
Lëvizja Qytetare “ZGJOHU!” Shkup

Publikuar: 29.03.2009 | 06:33
Lexuar: 792 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime