Isha këtu para disa javëve dhe shkolla atëherë ka qenë në gjendje të mjerueshme dhe ofruam të ndihmojmë komunën që të rinovohet shkolla dhe sot shikojmë se dallimi është shumë i madh dhe unë jam shumë e lumtur për këtë, deklaroi Shetil Paulsen, ambasador i Norvegjisë.
Rreth 70 nxënës të shkollës fillore në fshatin Mojancë të komunës së Haraçinës, përfundimisht filluan të mësojnë në objekte të reja. Këto objekte nuk kanë qenë të rinovuar me vite të tëra, dhe ishin në prag të rrënimit. Renovimi i shkollës vjen pas lajmit të publikuar në televizionin AlsatM para dy muajsh, ku alarmuam për mungesën e kushteve elementare për mësim. Shkolla u rinovua me ndihmën financiare të ambasadës së Norvegjisë në Maqedoni.
Isha këtu para disa javëve dhe shkolla atëherë ka qenë në gjendje të mjerueshme dhe ofruam të ndihmojmë komunën që të rinovohet shkolla dhe sot shikojmë se dallimi është shumë i madh dhe unë jam shumë e lumtur për këtë, deklaroi Shetil Paulsen, ambasador i Norvegjisë.
Falënderojmë ambasadorin e Norvegjisë që ndau mjete që të ofrohen kushte më të mira për nxënësit. Unë do të vazhdoj të kërkoj fonde prej ambasadave dhe fondacioneve dhe nuk do të ndalem këtu. Edhe njëherë apelojmë që qeveria të kthen kokën dhe të shoh se banorët e Haraçinës me çfarë probleme ballafaqohen, deklaroi Basri Bajrami, kryetar i komunës së Haraçinës.
Për shkollën fillore Skenderbeu të fshatit Mojancë, e ndërtuar në vitet e 60-ta të shekullit të kaluar, ishin shpenzuar rreth 3.000 euro. Gjendja e kësaj shkolle ka qenë e mjerueshme, me mure gati të rrënuara dhe lagështi nga të gjitha anët.